Berisha: Do të rrisim investimet, do fitojmë edhe në 2013
Kryeministri Berisha mori pjesë në inagurimin e disa rrugëve brenda blloqeve të banimit në lagjen e Laprakës, në Tiranë. Janë 13 rrugë të tilla, me gjatësi prej 7 kilometrash, me vlerë prej 3 milionë eurosh të financuara nga kooperacioni italian. Ambasadori italian, Saba D’Elia, i pranishëm në ceremoninë e rastit, rikonfimoi mbështetjen e qeverisë së vendit të tij në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shqipëri.
D'Elia “Më vjen mirë që ne kontribuojmë në përmirësimin e rrjetit rrugor këtu në Shqipëri nëpërmjet investimeve të koperacionit italian. Një shembull i këtij inagurimi ka qenë dhe rruga Lushnje-Fier, rruga Shkodër-Hani i Hotit në kufi me Malin e Zi si dhe fillimi i tenderit për ndërtimin e Portit të Vlorës.”
Kryeministri Berisha, falenderoi ambasadorin italian për këto investime dhe për mbështetjen që Italia fqinje po jep për zhvillimin e Shqipërisë, si dhe banorët e Laprakës për besimin që treguan për mazhorancën në zgjedhjet e 28 qershorit. Ai premtoi shtimin e investimeve dhe projekteve të reja dhe në këtë kontekst shprehu bindjen se kjo mazhorancë do të jetë fituese edhe në zgjedhjet e vitit 2013.
Berisha “Unë gjithashtu, shpreh kënaqësinë që ne festojmë së bashku fitoren dhe këtë projekt të ri dhe dua t’ju informoj ju dhe mbarë shqiptarët se këto 4 vite ne do të vazhdojmë të festojmë fitoren në çdo fshat dhe qytet të këtij vendi me projekte te reja. Çdo ditë dhe çdo javë do të inagurojmë fillim punimesh dhe përfundime punimesh të rrugëve, ujësjellësave dhe kanalizimeve, të shkollave, sistemeve të vaditjes dhe shërbimeve të ndryshme dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë deri ditën e fitores së ardhshme më 2013. Eshtë e qartë si drita e diellit, se ky vend ka nevojë për vepra dhe jo për fjalë, se ky vend ka nevojë për rrugë dhe ne po i ndërtojmë; ka nevojë për shkolla dhe ne po i ndërtojmë; ka nevojë për ujësjellësa kanalizime dhe ne po i ndërtojmë; ka nevojë për shërbime dhe ne po i ngremë ato; ka nevojë për turizëm dhe vjen gjithnjë në rritje; Shqipëria ka nevojë për zhvillim dhe ne së bashku pikërisht këtë po bëjmë.”
Kreu i qeverisë u kërkoi banorëve të kësaj zone, por edhe të gjithë shqiptarëve, që të bëhen pjesë e projektit europian, i cili do ta ndryshojë Shqipërinë ndjeshëm në këto katër vjet.
Berisha “Le të vazhdojmë së bashku edhe një herë në ndryshim e këtij vendi. Shqipëria po ndryshon, por këto 4 vite do të ndryshojë më shpejt se kurrë në tërë historinë e saj. Shqipëria do të shkojë në qershorin e vitit 2013, si një vend i sukseseve të mëdha, si një vend i ndryshimeve më të thella, si një vend i përgatitur për verdiktin ërfundimtar nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për intregimin e saj të plotë. Lprapka evropiane, Tirana evropiane, Shqipëria evropiane është dhe do të mbetet motoja e jonë.”