Komisionerët socialistë të Beratit: PS të ndalë përbaltjen tonë
13 komisionerë të Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit akuzojnë selinë rozë për sulmet të drejtuara në adresë të tyre në lidhje me procesin e adminsitrimit të votës në zgjedhjet e 28 qershorit. Në një deklaratë për shtyp ata i bëjnë thirrje shefit të shtabit elektoral të PS në Berat, Erjon Braçe që të ndalë sulmet, shpifjet dhe kërcënimet ndaj punës së tyre. Gjithashtu në deklaratën e tyre ata i kërkojnë kryesisë së Partisë Socialiste dhe degës së saj në Berat që të analizojë deklaratat e papërgjegjshme siç i cilësojnë ata prononcimet e zotit Braçe, duke u shprehur të gatshëm për t’u ballafaquar në çdo kohë e kudo, për të vërtetën e votës më 28 qershor. Më tej në qendrimin e tyre të shprehur në deklaratën e shpërndarë për mediat, 13 komisionerët e selisë rozë me përgjegjësi të plotë ligjore e politike, deklarojnë se kanë zbatuar Kodin Zgjedhor duke mos lejuar asnjë deformim të vullnetit të popullit të Beratit. Ndërsa në lidhje me atë që ata e konsiderojnë si zhurmë të zotit Braçe për votat e pavlefshme në deklaratën për shtyp ata sqarojnë anëtarësinë dhe simpatizantët e PS, si dhe mbarë opinionin publik se votat e pavlefshme në këtë qark zënë 3.4 % ose 765 vota ndaj totalit të votave të vlefshme, që sipas tyre janë 21. 996 ose 1% më pak se votat e pavlefshme të vitit 2007.
Gjithashtu ata sqarojnë se nga 55 qendra votimi të zonës zgjedhore nr 1, 45 prej tyre i ka fituar PS me diferencë të ndjeshme, 30-60%, tetë qendra i ka fituar PD dhe dy qendra votimi të tjera janë ndarë me diferencë 1 deri në 2 vota midis dy partive të mëdha.
Përballë këtij rezultati, sqarohet në deklaratën për mediat, 13 komisionerët theksojnë se askush, qoftë ky dhe deputet nuk kanë të drejtë morale politike e më tepër ligjore të akuzojë komisionerët e PS-së si manipulues të votës së 28 qershorit. Më tej ata shtojnë se me përkushtim maksimal dhe profesionalizëm të lartë arritën të mbyllin një proces elektoral të konfirmuar pozitivisht nga komuniteti, vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhe subjektet e tjera politike.
Ndaj shqetësimi i tyre i drejtohet kryesisë së PS-së që të marrë sa më parë në analizë deklaratat e papërgjegjshme, siç i cilësojnë ata prononcimet e deputetiti të Qarkut të Beratit Erion Braçe.