E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkeologët italianë vlerësojnë pasuritë kulturore në luginën e Drinos

Pasuritë kulturore në luginën e Drinos, kanë përbërë interes për specialistët italianë të arkeologjisë, të cilët vitet e fundit janë kudondodhur duke eksploruar detaje nga më të rëndësishmet të gjetura përgjatë gjithë zonës jugore. Nën kujdesin e konsullit të përgjithshëm të Republikës së Italisë në Vlorë Segio Strozzi, dje në Gjirokastër u mbajt një takim i cili në fund u konsiderua si

mjaft i vlefshëm për sa i përket rëndësisë që mbartin në vetvete pasuritë e lashta në Luginën e Drinos. Sipas specialistit italian, i cili ka mbajtur dhe referacionin analitik Roberto Perna profesor i Universitetit të Maceratës në Itali, për pasuritë arkeologjike në Luginën e Drinos, ekzistojnë skenarë zhvilluese nën dritën e veprimtarisë së projektit ARKADRIN. Konferenca ndërkombëtare në të cilën kanë marrë pjesë mjaft lektorë italianë si dhe specialistë të arkeologjisë vendase, ka trajtuar fushatat e gërmimeve arkeologjike të kryera dhe programuara për vitet e mëpasshme nga ana e specialistëve të Universitetit të Maceratës në Itali kryesisht në zonën e arkeologjike të Hadrianopolit. Kumtesat e rektorit të Universitetit të Gjirokastrës prof. Dr. Gëzim Sala dhe të specialistit të monumenteve të kulturës Dhimitër Condi, përbënë vështrimin e plotë të aspekteve të menaxhimit dhe të trashëgimisë kulturore në luginën e Drinos, duke e kapur në aspektin historik duke mos lënë pa përmendur edhe KOINONIN e Antigonesë. Ndërkaq për këtë të fundit, drejtori i Parkut Arkeologjik të Antigonesë Dr.Ëngjëll Serjani, është ndalur tek hapat menaxhuese të parkut që ai administron prej tre vitesh, duke sjellë shembuj menaxhues të kryera gjatë viteve të fundit, duke bërë që fluksi i vizitorëve të huaj, të njohë rritje nga viti në vit. Gjithashtu kjo konferencë përmbylli edhe Kampusin e Volontariatit të Mbrojtjes Civile në ruajtjen e pasurisë kulturore në rrezik për Gjirokastrën. Ky kampus organizuar nga Universiteti i Maceratës në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile Italiane, ka pasur për qëllim, kartelizimin e objekteve të ndërtuara në mesjetë si objekte religjioze, çezmat, kalatë si dhe të tjera objekte të datuara para dhe pas lindjes së Krishtit. Në volumin kartelitik prej 15 faqesh për secilin objekt, vërehet shkalla e dëmtimit, mënyrat që do të ndërhyhet si dhe të dhëna të tjera interesante.


T. Hoxha

Last Updated on E Enjte, 15 Prill 2010 18:47

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›