Fatos Kongoli shpallet Qytetar Nderi i Elbasanit
Kam marrë shumë çmime që kanë qenë momente gëzimi për mua, kam pasur kënaqësi që librat e mi janë botuar dhe vlerësuar dhe jashtë Shqipërisë. Por kënaqësia dhe emocioni që ndjej sot në Elbasan me titullin "Qytetar Nderi" është e pakrahasueshme", u shpreh shkrimtari. Fatos Kongoli lindi në vitin 1944, në Elbasan dhe mbahet si një nga prozatorët më të mirë të shqipes. Ka studiuar për matematikë në Kinë, por pas viteve 90, nisi botimin e romaneve të tij, të cilat kanë marrë shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Fatos Kongoli është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë, i çmimit Velia (2000), si dhe fitues i çmimit ndërkombëtar "Ballkanika", 2002. Në vitin 2004 është shpallur fitues i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë". Disa nga romanet e tij janë: "Lëkura e qenit", "Bolero në Vilën e Pleqve", "Jetë në kuti të shkrepëses", "Tek porta e Shën Pjetrit", "Dragoi i Fildishtë", "Ëndra e Damokleut", "Ne të tre", "I Humburi".
Last Updated on E Enjte, 15 Prill 2010 18:48