Arkeologjia nënujore
Autori i Lajmit: red.
Dr. Adrian Anastasi, bashkëdrejtor i ekspeditës së nisur në vitin 2007, për njohjen e trashëgimisë arkeologjike nënujore shqiptare, konfirmoi dje, se bashkëpunimi shqiptaro-amerikan për këtë qëllim do të vazhdojë deri në vitin 2014. Sipas dr. Anastasit një nga përfundimet më të rëndësishme të deritanishme të kësaj ekspedite, është se brigjet e Ilirisë së Jugut “rriheshin” nga një flotë tregtare vendase, e cila në të njëjtën kohë mbronte vektorin ekonomik mes Ilirisë dhe Greqisë së Lashtë. Ndërkohë arkeologu i njohur, konfirmoi dhe objektivat e ekspeditës për periudhën në vazhdim, të cilat janë: testimi i brigjeve të brendshme dhe të jashtme të kepit të Karaburunit si dhe të gjireve detare të Gramës, Arushës, Shën Janit, Shën Vasilit, etj si dhe konfirmimi i pranisë së disa sanktuareve antikë dhe mesjetarë. “Anija e specializuar amerikane “Herkules”, e drejtuar nga George Robb dhe drejtori shkencor Jeffrey Royal, në bashkëpunim me specialistët shqiptarë, prof. Neritan Ceka dhe Auron Tare gjatë viteve 2007 dhe 2008 ka “skanuar” bregdetin jugor nga Kepi i Stillos deri në Gjirin e Kakomesë. Veç hartës së detajuar nënujore, ku janë fiksuar pikat e mundshme me interes arkeologjik, në këtë zonë janë zbuluar tre relike të anijeve tregtare, të cilat datojnë nga shek. 6-3 p.e.s dhe që i shërbejnë punës shkencore të arkeologëve shqiptarë lidhur me praninë e një flote ilire, hipotezë që mbështetet pjesërisht edhe nga burimet e shkruara të autorëve antikë",- cilësoi dr. Anastasi. Gjithashtu, ai shtoi se ka të dhëna se në zonën nënujore të Triportit ndodhen edhe dy anije të tjera relike, si dhe struktura ndërtimore antike, kampionët e të cilave po analizohen nga specialistët italianë të Universitetit të Foxhias. Sipas arkeologut të njohur, zona ku ndodhen mbetjet e të paktën tri anijeve antike mund të kthehet në një park arkeologjik nënujor, ku vizitat e turistëve në grup mund të udhëhiqen nga guidat e specializuara. "Hartimi i planimetrive nënujore të gjetjeve arkeologjike, të thellësive, të florës dhe të shikueshmërisë në zonën e Porto Palermos, si dhe zbulimi i tri zonave të ankorimit përbëjnë një hap të rëndësishëm për vazhdimin e kërkimeve nënujore", - përfundoi arkeologu Adrian Anastasi.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009