Anëtarët e rinj betohen para Topit
Autori i Lajmit: red.
Në një ceremoni zyrtare, të zhvilluar paraditen e djeshme në Pallatin e Brigadave, anëtarët e Kolegjit Zgjedhor: Astrit Kalaja, Dhurata Haveri, Entela Prifti, Marie Qiriazi, Meriban Mullaj, Petraq Koço, Sashenka Jonuzi dhe Tom Ndreca, u betuan para Presidentit të Republkikës, Bamir Topi. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të tekstit të betimit nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, gjyqtarët u betuan se “se do të respektojnë, do të mbrojnë dhe do t i binden Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbushin detyrat e tyre! U betuan se do të kryejnë detyrën e tyre me të gjitha mundësitë dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person ose parti. Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009