Pse amerikanët e konsiderojnë të “shenjtë” procesin e betimit të Presidentit
Autori i Lajmit: red.
Fjalimet e betimeve që kanë hyrë në historinë e SHBA
Ceremonia e betimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka zanafillën që nga viti 1789, kur bëri betimin Presidenti i Parë amerikan, Xhorxh Uashington. Që atëherë ceremonia e përurimit është shndërruar në një detyrim të “shenjtë” për çdo president amerikan. Ajo është një ritual ceremonial i përbërë nga tre hapa të rëndësishëm. Ceremonia fillon me betimin e Presidentit, me dorën mbi Bibël, i cili përbëhet nga 35 fjalë dhe është i shkruar në Kushtetutën Amerikane. Hapi i dytë është fjalimi, që përmban idetë bazë që do ta udhëheqin administratën e re, ndërsa gjithçka përfundon me ballon e përurimit. Këtë herë përurimi presidencial është historik, sepse Barak Obama është i pari President afrikano-amerikan në SHBA dhe ashtu sikurse Xhon Kenedi, ai përfaqëson një gjeneratë të re, një fillim të ri dhe një ndryshim për Amerikën. Barak Obama bëri betimin si Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara dje, më 20 janar, duke vazhduar traditën e transferimit paqësor nga një udhëheqës tek një tjetër. I vlerësuar si një moment historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Përurimi Presidencial është qartësisht i përcaktuar në Amendamentin 20 të Kushtetës Amerikane që prej vitit 1930, ku në mesditën e 20 janarit fillon zyrtarisht nga puna si President, personi i cili zgjidhet më 4 nëntor përmes zgjedhjeve të lira e të drejta, post ky më i larti në administratën amerikane. Procesi i përurimit shënon transferimin paqësor të pushtetit nga një administratë në tjetrën. Këtë vit, ai sjell në të njëjtën kohë, kalimin e pushtetit nga Partia Republikane në atë Demokrate. Ish-punonjësi i Bibliotekës së Kongresit, historiani Marvin Kranz, thotë se kalimi i pushtetit në SHBA është zhvilluar kurdoherë pa probleme. “Asnjëherë nuk është bërë ndonjë përpjekje uzurpimi nga ana e personit, apo partisë që ka humbur zgjedhjet. Të gjithë e pranojnë kundërshtarin....Madje gjatë ceremonisë qëndrojnë pranë tij në podium", - thotë historiani. Ndërsa Allen Lichtman, profesor i historisë në Universitetin Amerikan të Uashingtonit, thotë se duke shënuar fillimin e një mandati presidencial, përurimi është një mundësi që i jepet presidentit të ri, për të shpalosur idetë dhe politikat që do të udhëheqin presidencën e tij. “Inaugurimet janë një dite e shënuar, sepse ato janë rituali më i rëndësishëm politik, për të kuptuar më mirë edhe përparësitë që do të ketë Presidenti i ri i vendit”, - thotë profesori.
Fjalimet historike
Disa nga fjalimet e mbajtura gjatë ceremonisë së përurimit kanë hyrë në historinë e SHBA-së. Fjalimi i parë është ai i Presidentit të Parë amerikan, Xhorxh Uashington, më 1789, të cilit i kishin përgatitur një fjalim me 70 faqe, por që ai e hodhi poshtë, duke thënë një fjalim vetëm prej një paragrafi. Tjetër fjalim që ka hyrë në histori ka qenë ai i Presidentit Ulisses Grant, në vitin 1865, pas përfundimit të Luftes Civile, kur ai tha: “Let us have peace, - Le të bëjmë paqe”. Fjalimet e dy përurimeve të Abraham Linkolnit, përbëjnë dhe shkallën më të lartë të përsosmërisë. Ato njihen si kryevepra të prozës së gjuhës angleze. Kujtojmë këtu thënien e famshme të Linkolnit "Me keqdashje ndaj askujt, me mirësi ndaj te gjitheve”. Mbahet mend dhe thënia e Franklin Roosveltit në fjalimin e tij në kulmin e Depresionit të Madh, në vitet 1930, “E vetmja gjë nga e cila duhet të frikësohemi është vetë frika”. Njerëzit të mbledhur rreth radios dëgjonin atë ditë fjalimin frymëzues të presidentit Ruzvelt, duke shpresuar për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë së vendit. I paharruar mbetet fjalimi frymëzues i Xhon Kenedit: “...Pishtari po kalon tek një gjeneratë e re amerikanësh, të lindur në shekullin e 20-të”. Ai bëri thirrje për pjesëmarrjen dhe sakrificat e popullit amerikan për të mirën e përbashkët, duke iu drejtuar popullit amerikan me frazën e famshme që hyri në mendjen dhe zemrat e njerëzve: “Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë do të bëni ju për vendin.” Po ashtu mbahet mend thënia e Ronald Reganit, se “qeveria nuk është zgjidhja, por problemi”. Në fjalimin e tij me tone lirike, Bill Klintoni, përmes figurave të fuqishme letrare theksoi rolin e demokracisë amerikane në botë. Barak Obama e bëri betimin duke vënë dorën mbi Biblën e Abraham Linkolnit. Kjo zgjedhje e tij ishte simbolike. Është një homazh që ai i bëri Linkolnit si udhëheqës, por në të njëjtën kohë tregon se Barak Obama e sheh presidentin Linkoln si një model, të cilin ai dëshiron ta ndjekë. Historiani Marvin Kranz thotë se prania e Biblës gjatë betimit nuk është e domosdoshme, por një traditë e trashëguar që nga Xhorxh Uashingtoni, të cilën e kanë ndjekur shumë presidentë. “Me marrjen e Biblës së Linkolnit, mendoj se Obama po përpiqet të ndjekë hapat e Linkolnit. Linkolni vinte nga shteti i Ilinoisit, ashtu sikurse Obama, pra duket qartë se ai do të thotë se do të ndjekë shembullin e Linkolnit”, - thotë historiani. Megjithëse fjalimet e presidentëve janë të larmishme, sipas tematikës që ata dëshirojnë të zgjedhin, ato kanë edhe elemente të përbashkëta. “Mesazhi i përbashkët që presidentët u kanë dhënë amerikanëve, është që vendi është i fortë, dhe që do të jetë në duar të sigurta. Në fjalimet e tyre presidentët nuk japin hollësi të politikave të tyre, por idetë bazë që do të udhëheqin administratën e ardhshme”, – thotë historiani Allen Lichtman. Historianët Kranz dhe Lichtman, janë të një mendimi, se ardhja e Barak Obamës në Shtëpinë e Bardhë ka një domethënie të rëndësishme historike. Vetë Shtëpia e Bardhë është ndërtuar nga skllevërit. Racizmi ka qenë një plagë e shoqërisë amerikane. Vetëm në vitin 1960 u miratuan ligje që lejonin afrikano-amerikanët të merrnin pjesë plotësisht në jetën politike të vendit. Obama është i pari President afrikano-amerikan, që erdhi në Shtëpinë e Bardhë shumë më shpejt nga sa mendohej. Barak Obama e zhvilloi fushatën si President i të gjithë amerikanëve dhe premtoi ndryshime kur vendi është në krizë të thellë ekonomike dhe kur 90 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit. Amerikanët kërkojne ndryshim dhe besojnë se atë do ta sjellë Barak Obama.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009