Topi uron Presidentin e SHBA-së, Obama
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Më lejoni, Zoti President që, me këtë rast, të ritheksoj besimin tim, se niveli i shkëlqyer që ka karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe SHBA-së, gjatë Presidencës Suaj, do të forcohet dhe zhvillohet më tej, në dobi të dy popujve tanë miq”
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e zgjedhjes në detyrën e tij. Topi e uron Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në emër të popullit shqiptar dhe në emrin e tij personal, duke i përcjell urimet më të mira e më të përzemërta për fitoren historike. Kreu i Shtetit shqiptar, në mesazhin e tij drejtuar homologut amerikan ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, ndërsa ka shprehur bindjen se ato do të forcohen më tej. Topi ka vlerësuar anzhazhimin e madh të SHBA-së në mbështetje të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndërkohë që një SHBA ndodhet dhe një delegacion shqiptar me në krye Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, i cili mori pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri amerikan.
Urimi
“I nderuar, Zoti President, zgjedhja Juaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t Ju përcjell urimet më të mira e më të përzemërta për fitoren Tuaj historike! Më lejoni, Zoti President që, me këtë rast, të ritheksoj besimin tim, se niveli i shkëlqyer që ka karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe SHBA-së, gjatë Presidencës Suaj, do të forcohet dhe zhvillohet më tej, në dobi të dy popujve tanë miq”, - shkruan Topi në mesazhin e tij drejtuar Obamës. Ai vlerëson më tej se angazhimi i SHBA-së në mbështetje të popullit shqiptar përgjatë gjithë proceseve të brendshme demokratike-reformuese dhe sfidave atlantike-integruese, është për ne garanci inkurajuese për vazhdimësinë dhe kryerjen e suksesshme të tyre. “Dëshiroj t Ju siguroj, Zoti President, për angazhimin tim dhe të vendit tim, si aleatë e partnerë të besueshëm përkrah popullit amerikan, në trajtimin e politikave të përbashkëta rajonale dhe globale, me synim paqen, stabilitetin dhe zhvillimin, për një bashkëjetesë harmonizuese mbarëbotërore! Me urimet e mia më të mira dhe me përshëndetjet më miqësore, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” - përfundon mesazhi i Topit. Ky moment historik për SHBA-në është vlerësuar dhe nga shumë politikanë të tjerë shqiptarë. Ish-kryeministri Pandeli Majko është shprehur se Obama është kthyer në një simbol optimizmi në një periudhë ku e gjithë bota ndodhet në krizë ekonomike. “Fitorja e Obamës është fitorja e tij si fenomen”, - u shpreh Majko. Sipas tij, politika e vjetër dhe politika e re bashkohen në një qëllim që ka veç një emër, SHBA. Ndërsa ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ka vlerësuar si historik momentin kur Barak Obama u betua si Presidenti i 44-t i SHBA-së. Shefi i diplomacisë shqiptare ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të SHBA-së në rajon, në Shqipëri, e veçanërisht në Kosovë pasi amerikanët u shndërruan në mbrojtësit më të fortë të pavaresisë së Kosovës. Sipas Bashës, marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të përmiresohen tashmë që në krye të Shtëpisë së Bardhë është Obama. Ndërkaq, Basha i bëri jehonë fushatës së jashtëzakonshme elektorale mes Obamës dhe Mekejnit, duke bërë edhe analogji me PD-në dhe aspiratat e saj. I gjithë faktori politik shqiptar ka qenë gjithmonë i bashkuar për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në”, - tha më tej ai. Ky lajm është publikuar: 21/01/2009