Mirë se erdhe, zoti Obama!
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Me një ceremoni solemne, Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, u betua përpara popullit amerikan dhe të gjithë botës në shkallët e shtëpisë së Kongresit Amerikan “Capitol Hill”. Përpara 2 milionë të pranishmëve dhe miliardave të tjerë që ndoqën ceremoninë përpara televizorit, presidenti Obama mbajti një nga fjalimet që ndoshta do të hyjë në historinë e fjalimeve më të mira të historisë presidenciale amerikane. “Unë Barak Hysein Obama, betohem se do të ekzekutoj detyrën e Presidentit me ndershmëri dhe do të mbroj Kushtetutën e SHBA. Më ndihmo, Zot!",- u betua Obama. Presidenti i parë afro-amerikan në historinë e SHBA-së, merr zyrtarisht drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, duke u bërë kështu Presidenti i 44-t i Amerikës. "Unë qëndroj sonte këtu i përulur ndaj detyrës që ne kemi, mirënjohës për besimin që më kini dhuruar, i ndërgjegjshëm për sakrificat e të parëve tanë”. Kështu e nisi fjalimin e tij Obama. "Këtë ditë, jemi mbledhur, sepse kemi vendosur të shpresojmë mbi frikën, t ia dalim së bashku përpara konflikteve dhe mosmarrëveshjeve”,– tha Obama. Përpara popullit të tij, Obama premtoi se do ta kryejë me përgjegjshmëri të plotë dhe me devotshmëri detyrën si President i Shteteve të Bashkuara. Ai tha se, së bashku me stafin e tij, do të punojë fort për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. "Duke nisur që sot, duhet të vihemi në lëvizje për të ribërë Amerikën". Kemi vendosur t u themi ndal premtimeve false. Amerika është një komb ku çdo burrë, grua, fëmijë kërkon mundësi të barabarta", - u shpreh Obama. Presidenti paralajmëroi gjithashtu se udhëtimi që vendi po nis sot është i vështirë dhe me rrisqe, po ai ka si synim përmbushjen e të gjitha ambicieve. "Kriza ekonomike në të cilën ndodhemi ka nevojë për veprimet e duhura. Ne duhet të ndërtojmë rrugë, ura, të vëmë në vend shkencën, të rrisim cilësinë e kujdesit shëndetësor, do të shfrytëzojmë ujin, detin, erën dhe do të përballemi me kërkesat e kësaj epoke të re", - theksoi Obama. Duke iu drejtuar botës myslimane, Presidenti kërkoi që të ecet përpara bazuar në respektin reciprok. "Ju liderë, që tentoni t ia hidhni fajin Perëndimit, dijeni se popujt tuaj do t ju gjykojnë për atë çfare po bëni", - tha Obama. Njeriu më i fuqishëm i rruzullit premtoi ndihmë dhe përkushtim për popujt e varfër që jetojnë në botë. "Nuk mund të shohim më këtë varfëri. Bota ka ndryshuar dhe ne do të ndryshojmë bashkë me të", - vlerësoi Obama. Po ashtu, presidenti Obama i premtoi kombit të vet siguri dhe fitore ndaj çdo force që kërkon dhunë e shkatërrim. Pasi ceremonia zyrtare përfundoi, Xhorxh Bush u ngrit, i shtrëngoi dorën pasardhësit të tij dhe hipi në helikopterin ushtarak që e priste për të përshëndetur për të fundit herë popullin e tij dhe Uashingtonin.
Betimi
Ishte ora 12 e mesditës në Amerikë dhe 18 e mbrëmjes në Shqipëri, kur nisi dhe ceremonia e betimit të presidentit Obama. I pari që vuri dorën në bibël për të përsëritur 35 fjalët e shenjta, ishte zëvendëspresidenti Xho Bajdën. Ai u betua për përkrahjen e tij kundrejt Barak Obamës dhe përkushtimin ndaj popullit amerikan, në praninë e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Xhon Pol Stivens. Pastaj, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhon Roberts, protokolloi dhe betimin e Obamës. Presidenti i parë zezak i Amerikës vuri dorën mbi Biblën e përdorur nga Abraham Linkolni në përurimin e tij në vitin 1861 dhe përsëriti betimin, duke premtuar se "do ta garantojë, ruajë dhe mbrojë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara".
Ceremonia
Turma të mëdha njerëzish vërshuan në Parkun Kombëtar të Uashingtonit për të parë ceremoninë e përurimit të presidentit Barak Obama, i cili është dhe presidenti i parë afrikano-amerikan i vendit. Obama e nisi ditën e përurimit me një ceremoni lutjesh private në Kishën Episkopale të Shën Johanit shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, diçka që tashmë është bërë traditë për të gjithë presidentët e SHBA. Ai dhe gruaja e tij Mishel, së bashku me nënpresidentin e emëruar, Xho Bajden dhe gruan Xhill, iu drejtuan më pas Shtëpisë së Bardhë, ku u takuan me Presidentin ende në detyrë, Xhorxh Bush, për një kafe.
Presidenti Bush dhe nënpresidenti Dik Çejni ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit, pas së cilës u detyruan të shkojnë në banesat e tyre të reja, zoti Bush në shtëpinë e tij të re në Teksas dhe zoti Çejni në një periferi të Uashingtonit. Ndërkohë Çejni u shfaq në një karrige invalidi, pasi ka tërhequr muskulin e shpinës gjatë përgatitjeve për të lëvizur në shtëpinë e re. Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e përurimit, presidenti Bush dhe bashkëshortja e tij u kthyen me avion në Teksas. I vetmi që i mungoi ceremonisë së përurimit ishte sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, i cili do të vazhdojë detyrën që kishte në administratën e presidentit Bush. Gejts qëndroi në një objekt të veçantë gjatë përurimit, objekt i cili nuk është bërë i njohur për publikun për arsye sigurie. Qëllimi është të garantohet vazhdimësia e qeverisjes në rast se ndodh diçka katastrofike kur Presidenti që largohet dhe Presidenti i ri do të jenë së bashku. Ndërkohë pas pjesëmarrjes në ceremoninë e përurimit dhe paradës përshëndetëse përgjatë bulevardit “Pensilvania”, Obama u nis për në banesën e tij të re, Shtëpinë e Bardhë, ku u shtrua një drekë me personalitete të Kongresit amerikan. Miliona vizitorë kishin mbushur rrugët dhe hotelet e Uashingtonit. Ata kishin ardhur nga gjithë vendi dhe bota për të qenë dëshmitarë në këtë ngjarje historike. Festimet vazhduan deri vonë natën, kur Presidenti dhe nënpresidenti i ri morën pjesë në një numër ballosh me rastin e përurimit. Në ballo morën pjesë këngëtarë të njohur, si Stivi Uonder, Feith Hill, Common e të tjerë. Sot në mëngjes pritet që udhëheqësit e rinj të marrin pjesë në një shërbim lutjesh në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit përpara se të fillojnë detyrën e re.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009