Mësuesit me institute: “Ne, më të mirë se mësuesit me UT sot”
Autori i Lajmit: Denisa Kona
denisakona@hotmail.com
Diploma të ish-Instituteve dhe diploma të UT; Diploma të UT dhe diploma të universitetete të rretheve; Diploma të universiteteve shteterore dhe diploma të universiteteve private; Diploma të para 90 dhe diploma të sistemit të ri. Këtyre u shtohet edhe opozicioni i fundit: Diploma e 4-vjeçarit apo 3-vjeçari me master? ….Një treg i madh diplomash që zgjerohet edhe më shumë po t u shtosh të diplomuarit jashtë vendit, në shkolla që cilësohen me mbiemrin e përbashkët “të huaja”, por që kanë shkallë të ndryshme prestigji. Cilat prej tyre duhet të kenë përparësi në tregun e punës, në një treg pune si arsimi, ku ofruesi është shteti?
Cilat janë diplomat më të forta?
Të flasësh për cilësinë e diplomës, do të thotë që deri në një pikë të flasësh për cilësinë e mësuesit. Në numrin e sotëm “Ballkan” sjell opinionet e mësuesve të shkollave të ndryshme të kryeqyetit, duke iniciuar debatin: “A përcakton lloji i diplomës, nivelin e mësuesit? A janë të aftë mësuesit me diplomë të ish-instituteve për të dhënë mësim në klasa të 9-ta? Po në shkolla të mesme?”
Me gjithë larminë e këndshikimeve, mësuesit e quajnë të drejtë që diplomat të rivlerësohen dhe të zënë vendin e duhur, madje duke i parë ato edhe në kohë. Pikërisht faktori “KOHE e diplomimit” duket se i shqetëson edhe drejtuesit e shkollave, të cilët konstatojnë se edhe e njëjta diplomë, zyrtarisht njësoj e vlefshme, praktikisht nuk është njësoj e merituar. Për këtë arsye, për të zgjidhur këtë koklavitje faktorësh, ka prej atyre që propozojnë licencimin e mësuesve, vënien e tyre në kushte të barabarta për të matur forcat, pavarësisht nga lloji dhe koha e diplomës së vënë në xhep.
Albana, nëndrejtoresha e shkollës “Skënder Caçi”, është njëra nga ato mësuese që mban diplomën e ish-institutit të Shkodrës. Nuk ngurron të na thotë keqardhjen që ndjen, kur dëgjon se si përfliten mësuesit që kanë mbaruar ish-institutet. Sipas saj, t i shikosh me nënvlerësim mësuesit me diplomë instituti është e padrejtë, pasi në ato vite, studimet dhe emërimet nuk ndaheshin sipas meritës së studentëve. Ajo nuk e pranon se në Universitetin e Tiranës shkonin më të mirët. Por mbi të gjitha nuk pranon të mbivlerësohet diploma e UT-së sot, kur kërkesa e llogarisë ka rënë dhe po dalin mësues shumë të dobët. Për të, sikurse edhe për drejtueset e tjera të shkollës, ka më tepër rëndësi koha se kur është diplomuar mësuesi. Të trija drejtueset e shkollës “Skënder Caçi” janë në një mendje se mësuesit më të fortë dhe me rezultate note reale, janë ata të diplomuar 20 vjet përpara, ndërsa kontigjenti më i dobët janë ata me moshë më të re, që kanë mbaruar vitet më të fundit. Nëndrejtoresha tjetër e shkollës që mbulon shkencat shoqërore, Suzana Prençi shton se aftësitë e një studenti nuk varen totalisht nga universiteti ku studion. “Ne kemi parë mësues me ILP (Instituti i Lartë Pedagogjik), më të aftë se ata me UT”,-thotë ajo.
Klasa e 9-të jashtë apo brenda diplomës së ish-instituteve?
Brezat e mësuesve që prodhuan ish-institutet mbajnë titullin: “Mësues_ për shkollat 8-vjeçare”. Atëherë klasa e nëntë nuk ishte parashikuar. Tashmë arsimi bazë është rritur me një klasë më tepër, që do të thotë se është rritur edhe me njohuri shtesë, më të vështira. A mund ta përballojnë këta mësues programin e klasës së nëntë?
“Programet e ish-instituteve pedagogjike, të njëjta me të UT-së”
Nga kontakti që kemi patur me drejtorë të ndryshëm të shkollave gjatë semestrit të parë, kemi vërejtur një lloj përzgjedhjeje të mësuesve të shkollës për të dhënë mësim në klasën tranzitore. Së paku në disa lëndë kyçe është bër kujdes që ato të jepen nga mësues që kanë diplomën e universitetit. Por, nuk ka ndodhur gjithnjë kështu. Në klasat e nënta japin mësim edhe mësues me diplomë institutesh. Kështu ka ndodhur edhe në shkollën “”Skënder Caçi”.
Drejtueset thonë se mësimin në klasat e 9-ta po e japin mësues të diplomuar për të dhënë mësim në 8-vjeçare. Pyetjes sonë se a janë në gjendje që të japin klasën e nëntë, klasë të cilën nuk e parashikon diploma e tyre, nëndrejtoresha Albana, i përgjigjet kështu: “Mësuesit që kanë mbaruar ish-institutet për Mësuesi, kanë marrë njohuri jo deri në vitin e parë gjimnaz, por shumë më tepër dhe nuk ka asnjë arsye që të mos japin dot mësim në këtë klasë. Madje, programet që janë bërë në këto institute, janë të ngjashme ose gati të njëjta me ato të Universitetit të Tiranës. Madje, ne kemi bërë edhe më shumë pedagogji”.
Nëndrejtoresha Suzana: “Ne kërkojmë të unifikohen diplomat”
Duke vazhduar diskutimin rreth faktit, nëse ka diferenca përgatitja e mësuesve me UT, me ata që kanë mbaruar ish-Institutet që sot janë kthyer në universitete të rretheve, nëndrejtoresha tjetër e shkollës që mbulon lëndët shoqërore, Suzana Prençi, thotë: “Mësuesit me përvojë nga institutet nuk janë më pak të aftë sesa ata me UT, madje, ne po shohim këto vite, mësues që mbarojnë UT-në me nota të mira, edhe
me mastera por që janë shumë të dobët, krahasuar me këta mësues. Për mendimin tonë si drejtori, mësuesin e aftë nuk e bën diploma, por puna e tij e vazhdueshme për t u ngritur profesionalisht, pasioni dhe azhornimi i tij me të rejat që futen në shkollat tona. Programet që bëhen sot në shkolla kanë ndryshuar vit pas viti dhe përballë tyre të gjithë mësuesit duhet të përshtaten dhe të kualifikohen njëlloj, si ata që kanë mbaruar vite më parë Universitetin e vetëm, si ata që mbaronin institutet pedagogjike. Ne madje jemi të mendimit që të unifikohen këto diploma dhe të mos bëhen më objekt diskriminimi të mësuesve, madje edhe të hapura, si në rastet e konkurseve për vend pune, kur ish-drejtoresha Majlinda u llogariste më tepër pikë atyre me UT”.
Ndërkohë, ky diferencim i bërë në të shkuarën, është vështirë të ketë rikthim të vëmendjes, por ajo që i përket të sotmes, është akreditimi i universiteteve. Stafi drejtues i shkollës “Skënder Çaçi” thotë për “Ballkan” se për sa kohë nuk është bërë akreditimi i shkollave të larta, çdo gjykim se kjo apo ajo shkollë është më e mirë apo më e keqe, është abuzive, një vlerësim jo zyrtar.
Drejtoria e “Skënder Caçit”: Kemi rezerva për mësuesit e rinj”
Drejtoresha dhe nëndrejtoreshat e shkollës “Skënder Çaci” na thonë se u besojnë më tepër cilësive të mësuesve me institute që kanë mbaruar në ato vite kur shkolla ishte e fortë, sesa atyre që mbarojnë tani. Kontigjentet e rinj të mësuesve ato i shohin me rezerva. “Sidomos, mësues matematike të mirë, nuk ka kollaj”, thotë njëra prej tyre. Edhe drejtori i “Sami Frashërit” mendon kështu: “Ngaqë paga e mësuesit është e vogël, edhe degë të tilla si matematika, fizika etj. nuk janë të preferuara. Në to shkojnë kontigjentet më të dobëta të nxënësve. Politika e Ministrisë së Arsimit vite më parë, për të inkurajuar futjen në këto degë duke financuar studentët e tyre me një kuotë studimi, rezultoi e pafrytshme, sepse nuk ka mundur të tërheqë aty kontigjente të mira studentësh”. Në vend të kësaj, nxitja më e mirë do të ishte që mësuesit e lëndëve shkencore të paguheshin ndjeshëm më mirë, sesa ata të një numri lëndësh të tjera.
Drejtoresha Teuta Agaçi
Ne kemi një pyetje: A barazohet diploma e matematikës e instituteve me diplomën e matematikës së universiteteve sot? Le të përgjigjen ata që e dinë mirë, se kush shkonte atëherë dhe kush shkon tani për matematikë.
Paradoksi
Të diplomuarit për matematikë, japin prapë provim matematikën tek Ekonomiku
Të diplomuarve për matematikë, nuk u njihet matematika tek Ekonomiku
Të diplomuar vite më parë për mësues matematike dhe që sot duan të marrin një fakultet të dytë, si p.sh Ekonomikun, u duhet që të gjitha lëndët t i japin nga e para, madje, edhe ato për të cila tjanë diplomuar. Albana, mësuese matematike tek “Skënder Caçi”, thotë: “Kush bën më tepër matematikë, unë që kam mbaruar shkollën për matematikë apo Ekonomiku?” Dhe shton: “E prapë ta kërkojnë ta japësh provim nga e para”. Po kështu ngjet me informatikën: Të diplomuarve në këtë degë u kërkohet të japin edhe një herë provim lëndën e informatikës tek Ekonomiku. “Kur shteti nuk njeh provimet e tij, shkollat nuk njohin diplomat dhe vlefshmërinë e provimeve të dhëna njëherë, si mund të presim që të njohë provimet e shkollave të huaja?, -thotë mësuejsa e matematikës, duke shtuar edhe këtë fakt paradoksal: “Unë në shkollë të mesme, një nxënëse e nxorra me notën 5 dhe ajo fitoi në shkollë të lartë pikërisht për matematikë. Nëse do të vazhdojë si po vazhdohet, asaj i njihet diploma më tepër sesa mua”.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009