E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, OSBE: Palët ta zgjidhin në Kuvend

15/03/2012  Kreu i PS-së dy ditë më parë u shpreh pro heqjes së imunitetit

Volfart: Kushtetuta nuk duhet prekur vazhdimisht

Një ditë pas deklaratave të kreut të opozitës Edi Rama, i cili u shpreh i gatshëm për heqjen e imuniteteve, ka reaguar ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart. Sipas vlerësimit të ambasadorit, ky është një kontribut shumë i rëndësishëm, pasi imuniteti duhet të përdoret vetëm për tu shërbyer qytetarëve. Në një prononcim dhënë dje për mediet ambasadori Volfart theksoi se për çështjen e imunitetit palët mund të gjejnë një zgjidhje të mirë në Kuvend. “Ky është një kontribut i rëndësishëm në një diskutim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Imuniteti duhet të përdoret vetëm për tu shërbyer njerëzve dhe për asgjë tjetër. Dhe duhet të ketë kufij. Unë jam në favor të një zgjidhjeje dhe votimi të shpejtë. Jam i sigurt se bashkërisht mund të gjendet një zgjidhje e mirë në Kuvend. Kushtetuta nuk duhet prekur vazhdimisht”, - deklaroi ambasadori i OSBE-së. I pyetur nëse klasa politike e ka gjetur tashmë rrugën e bashkëpunimit dhe nëse Shqipëria është afër statusit të vendit kandidat, ambasadori Volfart u shpreh se ky status është shumë më afër, por mbetet gjithashtu ende shumë punë për të bërë. “Këndvështrimi i OSBE-së është se statusi i vendit kandidat është shumë më afër, por mbetet gjithashtu ende shumë punë për të bërë. Procesi i reformave duhet të vazhdojë reforma zgjedhore, parlamentare dhe reforma në drejtësi, për të përmendur vetëm më të rëndësishmet. Unë sigurisht që uroj të ketë një rekomandim pozitiv, por në fund vendimi i takon Komisionit, i cili ua paraqet rekomandimin e tij shteteve anëtare të BE-së”, - u shpreh dje Volfart.

“Pas dimrit të ashpër të politikës do të lindë dielli”

Jensen: Plotësoni 12 rekomandimet

Shqipëria do ta marrë statusin për në BE

Edhe trupat diplomatike të akredituara në Shqipëri janë bashkuar në festimet pagane të Ditës së Verës. Nga qyteti i Elbasanit ambasadori danez në vendin tonë Karsten Ankjae Jensen u shpreh se do të ishte e mrekullueshme që Shqipëria në 100-vjetorin e Pavarësisë të merrte edhe statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE. Sipas ambasadorit danez, mjafton vullneti i mirë i politikanëve shqiptarë për plotësimin e 12 rekomandimeve, si kushti themelor i KE-së për anëtarësim, dhe çdo gjë është e mundur. “Unë besoj se vera dhe dielli do të vijnë për Shqipërinë, dhe do të vijnë edhe më shpejt nga sa presin shqiptarët. Sot të gjithë janë të fokusuar në kohën e keqe, por dielli do të lindë dhe arsyeja është se shqiptarët kanë gjithçka që të përparojnë. Janë 12 pika që duhen plotësuar, dhe kjo nuk do të thotë se ky proces është më i vështirë sesa të ngjitesh në majën e Everestit. Nëse ekziston vullneti i mirë, është diçka që mund të arrihet. Mendoj se të gjithë në Europë besojnë se politikanët shqiptarë do të përmbushin ato që kërkohen. Do të ishte e mrekullueshme që shqiptarët në rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë të merrnin edhe statusin e vendit kandidat, dhe kjo është vetëm në dorën e politikanëve që të tregojnë se e kanë vullnetin e duhur për këtë”, - tha ambasadori danez Jensen. Diplomati danez vlerësoi edhe zgjedhjen e kreut të opozitës dhe Kryeministrit për ta festuar Ditën e Verës në të njëjtin qytet. “Mendoj se është një shenjë shumë e mirë që Kryeministri dhe kryetari i opozitës kanë zgjedhur të vijnë këtu për Ditën e Verës dhe shpresoj që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në vazhdim”, - tha Jensen. Deklaratat e tij ambasadori danez në vendin tonë i bëri pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, të cilin e uroi për Ditën e Verës dhe aktivitetet e organizuara me rastin e kësaj feste.

Topalli

“Kjo ditë është po aq e bukur sa vetë pranvera, sa vetë marsi i fitores së demokracisë. Këto janë ditët kur të gjithë shqiptarët kujtojnë festën e fitores së madhe të lirisë. 20 vjet më parë votuam të lirë për demokracinë, për atë që sot gëzojmë të gjithë: Shqipërinë anëtare të NATO-s, të lirë, pa viza në Evropë.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›