Autostrada Tiranë–Elbasan përfundon brenda 2013-s
15/03/2012 Kryeministri në Elbasan për Ditën e Verës Berisha
Kryeministri Berisha vizitoi Elbasanin, qytetin-simbol të Ditës së Verës. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha dhe mbesat e tij Amla dhe Medina, Kryeministri iu bashkua festimeve, duke përshkruar më këmbë bulevardin e qytetit, ku u takua dhe u përshëndet me qytetarët elbasanas dhe ata të ardhur. Kreu i ekzekutivit i garantoi biznesmenët vendas se qeveria e tij do të bëjë të gjitha përpjekjet hapësirat e lirisë ekonomike dhe se 14 marsin e ardhshëm kryeqytetasit do të vizitojnë Elbasanin përmes tunelit. “Qeveria do të vazhdojë të gjitha përpjekjet për të zgjeruar hapësirat e lirisë suaj, me besimin më të madh se kjo është rruga më e sigurt e zhvillimit dhe prosperitetit të vendit, kjo është rruga më e sigurt e krijimit të vendeve të reja të punës, e kalimit të Shqipërisë nga vend me të ardhura të mesme në vend me të ardhura të larta”, - tha Kryeministri. Sipas tij, vetëm pak javë na ndajnë nga dita kur drita e tunelit do të dalë në Tiranë. “Dita e Verës” ishte panairi i çelur në pallatin e sportit të qytetit, ku Kryeministri u ndal për të vizituar stendat me prodhime shqiptare, si dhe u takua e bashkëbisedoi me tregtarë e biznesmenë pjesëmarrës. Kryeministri provoi ëmbëlsirën tradicionale të festës, ballokumen dhe vendosi veroren, simbolikën e kësaj feste pagane, që shënon largimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e pranverës. Nga ky panair Kryeministri Berisha u uroi festën mbarë qytetarëve shqiptarë, duke e cilësuar Ditën e Verës ditën e gëzimit, që shënon fillimin e një stine të bukur plot ëndrra, optimizëm dhe besim. “Ne festojmë më mirë se kurrë në historinë tonë, sepse arritëm 100 vjet shtet i pavarur dhe arritëm në këtë 100-vjetor si qytetarë të lirë kudo që jetojmë; sepse sot ne lëvizim të lirë në mbarë Evropën; sepse në një stuhi të fuqishme ekonomike, që ka pllakosur ekonomitë e Evropës dhe të botës, ajo shqiptare mbetet ekonomi e qëndrueshme; sepse në rast se në 4 vjetët e fundit ligji dhe rregulli në mbarë Evropën ishte ulja e rrogave dhe pensioneve, Shqipëria ishte përjashtimi”, - nënvizoi shefi i qeverisë. Kryeministri Berisha po dje vizitoi qendrën tregtare “ORTI”, punimet për ndërtimin e së cilës nisën një vit më parë. Ai përgëzoi investitorët për iniciativën dhe përfundimin në kohë rekord të këtij investimi të rëndësishëm për qytetin e Elbasanit. Më pas kreu i qeverisë bëri disa blerje të produkteve shqiptare që tregtoheshin në supermarketin e qendrës, të njohura për vlerat dhe cilësinë e tyre. “Gjatë këtij viti ne shndërrojmë në realitet një nga ëndrrat më të bukura, por dhe më të hershme të qytetarëve të Elbasanit: autostradën Tiranë–Elbasan, me tunelin e Kërrabës. Kjo autostradë dhe ky tunel shkrin në një metropol unik tregun e vendit dhe krijon me Tiranën dhe Elbasanin një nga tregjet më të mëdha rajonale”, - tha Berisha. Në vizitën e tij Kryeministri ishte i shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit, ministra, deputetë etj.
Ilir Meta
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, festoi Ditën e Verës në një aktivitet të zhvilluar nga LRI-ja në Antigone të Gjirokastrës. “Ky është një qytet i krijuar nga dashuria dhe ne kemi nevojë për sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin, për vendin tonë, sepse na motivon për të ecur përpara në rrugën e progresit”, - tha Meta.
Kreu i LSI-së në takimin e Antigonesë
Meta: Politikës i duhet më shumë dialog për t’u kuptuar
Ndryshe nga kreu i qeverisë, kreu i LSI-së Ilir Meta ka komentuar në Ditën e Verës zhvillimet e fundit politike në vend, për të cilat ka deklaruar se kanë nevojë për shumë dashuri. Në rast se kjo mungon, për të duhet të ekzistojë të paktën dialogu, për mungesën e të cilit Meta nuk e vuri gishtin tek askush. “Zhvillimet politike gjithashtu kërkojnë më shumë dashuri, po në qoftë se kjo do të jetë e vështirë, të paktën dialogu nuk është i pamundur, në mënyrë që Shqipëria të hedhë atë hap që duhej ta kishte hedhur prej 2-3 vjetësh të marrjes së statusit të vendit kandidat. I vetmi problem ka qenë mungesa e dialogut politik dhe disa reformave që kanë bazë këtë dialog, pasi në kriteret e tjera Shqipëria i ka plotësuar ato kërkesat e vendosura nga KE-ja”, - tha kreu i LSI-së. Ai e vlerësoi hap pozitiv arritjen e konsensusit për Gjykatën Administrative.