E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama feste lamtumire me drejtoret

Ceremonia Bashkia

Edi Rama ka permbyllur dje edhe praktikisht epoken e tij ne krye te Bashkise se Tiranes. Ne nje ceremoni te vecante te organizuar ne teatrin Metropol ne Tirane ish-kryetari i njesise me te madhe vendore ne vend ka mbledhur drejtoret e ketij institucioni dhe kabinetin e tij qe e kane shoqeruar ne detyre gjate thuajse 11 vjeteve. E kufizuar dhe disi e terhequr nga vemendja mediatike ceremonia ka cliruar kufijte e protokollit per tu zhvilluar si nje takim lamtumire. Rama ka mberritur ne feste menjehere pas vizites ne ceremonine e varrimit te dom Simon Jubanit ne Shkoder ku ai ka marre pjese. Nje koktej mes miqsh dhe nje shishe shampanje kane permbyllur ndryshe punen e bere nga stafi i Rames per Tiranen nje pune qe medoemos lexohet si e suksesshme dhe si model edhe per bashkite e tjera te vendit. Edi Rama erdhi ne krye te Bashkise ne vitin 2000 kur ne garen me Besnik Mustafajn promovoi jo vetem veten si administrator por edhe nje profil te politikanit ndryshe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›