Arkitektura, përcaktohen datat për tri fazat e konkursit të pranimit
Rektori i Politeknikut sqaron detajet për çdo fazë. Punimet që duhet të përgatisin maturantët për çdo seancë
Jonida Tashi
Përcaktohen datat për tri fazat e konkursit të pranimit për degën e Arkitekturës. Drejtuesit e Universitetit Politeknik (UP) të Tiranës kanë vendosur që konkursi të zhvillohet në datat 27, 28 dhe 29 të muajit gusht. Ndryshe nga maturantët që kanë zgjedhur degë të përgjithshme, të rinjtë që do të zgjedhin Arkitekturën, duhet t’i nënshtrohen edhe një konkursi specifik. Pas përfundimit të maratonës së provimeve të Maturës Shtetërore, në fund të muajit gusht ata duhet të kalojnë me sukses edhe provën e konkursit special për tu shpallur fitues.
Detajet
Kreu i Politeknikut, Jorgaq Kaçani, sqaron detajet e konkursit të pranimit për secilën prej tri fazave. “Konkursi do të zhvillohet në datat 27, 28 dhe 29 gusht, dhe pas kësaj do të bëhet vlerësimi. Konkursi parashikon tri rubrika, vizatim në natyrë, vizatim teknik dhe njëkohësisht dhe kompozim që janë specifika dhe të degës së Arkitekturës dhe në total janë 65 pikë”,- shprehet rektori i UP-së. Ndërsa përsa i përket kuotave të pranimit, Kaçani thotë se ato do të jenë të njëjta me ato të vitit të kaluar edhe për vitin akademik 2009-2010. “Për degën e Arkitekturës, Universiteti Politeknik ka 105 kuota, të cilat kaq kanë qenë në mënyrë tradicionale dhe të vazhdueshme. Në qoftë se do të ketë ndryshime, gjithmonë do të respektohen rezultatet që kanë dhënë nga konkursi”,- shpjegon Kacani. Të njëjtin fat me kuotat e pranimit do të ketë edhe tarifa e studimit për Arkitekturën, që sërish edhe për këtë vit është propozuar të jetë 30 mijë lekë. Në programin e studimit Arkitekturë, raporti i rezultateve të Maturës me konkursin do të jetë në masën 35 për qind me 65 për qind, ku peshën kryesore do ta ketë konkursi i universitetit. Mësohet se konkursi do të jetë i vështirë dhe do të bazohet në talentin e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në tri faza dhe baza e tij do të jetë talenti i maturantit në kompozimin e një objekti arkitektonik, njohuritë në vizatimin teknik, si dhe vizatimi i një objekti që kandidati e krijon vetë.
Fazat
Testimi special i maturantëve që do të konkurrojnë për të vijuar studimet e larta në Arkitekturë do të ndahet në tri ditë. Përveç dijeve esenciale të marra në shkollën e mesme do të kryhet edhe një testim suplementar, që konsiston në punën individuale të vizatimit teknik, apo objekteve në natyrë. Në ditën e parë të konkursit kandidatëve do t’i kërkohet vizatimi i një objekti arkitektonik. Ai parashikohet të zgjasë rreth 4 orë, ndërsa vlerësimi maksimal është sa 25 për qind e vlerësimit total. Ndërsa seanca e dytë, ku kandidatët do të testohen mbi njohuritë në vizatimin teknik, do të zgjasë gjithashtu 4 orë. Vlerësimi do të ketë 20 për qind peshë në vlerësimin total. Gjatë seancës së tretë dhe të fundit, kandidatët për arkitektë do të testohen mbi njohuritë e tyre në kompozimin arkitektonik. Vlerësimi maksimal për të përfshin 20 për qind të vlerësimit total. Sipas burimeve nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, në vlerësimin përfundimtar do të kenë peshë edhe provimet e Maturës Shtetërore, në masën 35 për qind. Kështu, fakti që provimet e Maturës do të kenë më pak se 50 për qind të peshës në vlerësim nuk do të thotë se maturantët duhet ta anashkalojnë atë, përkundrazi. Nisur nga fakti se të fitosh degën e Arkitekturës është shumë e vështirë për shkak të konkurrencës së lartë, një pikë e vetme mund t’ua ndryshojë rezultatin kandidatëve.
Tri fazat e konkursit
Seanca e parë
Seanca e parë është Eksterier ose Interier (25 pikë, 4 orë). Studenti do të vizatojë me dorë të lirë një objekt arkitektonik, interierin ose eksterierin e tij. Kërkohet dhënia e raporteve vëllimore të ndërtesës dhe pjesëve të veçanta të saj. Deformimi që pëson ndërtesa si rezultat i pikës nga e shikojmë, raporti që ka objekti me ambientin përreth tij, si dhe përpunimi i formës dritë-hije.
Seanca e dytë
Seanca e dytë është vizatimi teknik (20 pikë, 4 orë). Në këtë seancë janë të rëndësishme njohuritë mbi vizatimin teknik, elemente të gjeometrisë deskriptive, gjeometrisë në plan dhe në hapësirë. Projeksioni i pikës, segmentit, figurave plane dhe trupave gjeometrike. Projeksionet aksonometrike dhe përdorimi i tyre, prerjet e trupave gjeometrikë (prizmi, piramida, cilindri, koni, sfera) me rrafshe dhe pozicione të ndryshme.
Seanca e tretë
Seanca e tretë është kompozimi arkitektonik (20 pikë, 4 orë). Kompozim hapësinor, analizë grafike ose konceptim i një modeli tredimensional mbi bazën e disa të dhënave. Kompozim dydimensional, paraqitje grafike dydimensionale me motive gjeometrike abstrakte, ose një ide simbolike në raport me një tematikë të caktuar. Studenti duhet të ketë disa njohuri fillestare mbi simetrinë, asimetrinë, përsëritjen, raportet e vendosjes ndërmjet elementeve si dhe njohuri mbi ngjyrat dhe kombinimet e tyre. Paraqitja e detyrave mund të kërkohet bardhezi ose me ngjyra.
Të dhënat për Arkitekturën
27, 28, 29 gusht janë tri datat e konkursit të pranimit
105 kuota pranimi janë propozuar për pranimet e reja
30 mijë lekë është tarifa e propozuar për këtë degë
Pikët për konkursin
65 për qind të pikëve ka në total konkursi specifik
25 për qind për vizatimin e një objekti arkitektonik
20 për qind për vizatimin teknik
20 për qind për kompozimin arkitektonik
7 Korrik 2009