E Diel, 1 Nëntor 2026

LLANIN, DINAMO E FEDERON NE UEFA

10/06/2005  Dje mbasdite, nga zyrat e klubit blu është nisur një faks plotësues drejt UEFA-s, në të cilin kërkohej shtimi i emrit të Ervin Llanit, në listën e lojtarëve të Dinamos. Për një afrim të portierit të përfaqësueses U-21 me klubin blu, kishte kohë që ishte përfolur, po deri dje asgjë nuk ishte konfirmuar. Mesa duket, drejtuesit e Dinamos janë detyruar që t’i përshpejtojnë gjërat, pas njoftimit të marrë nga portieri titullar i tyre, Ilion Lika, i cili u kthye në një gjendje jo të mirë shëndetësore nga ndeshjet e Kombëtares, se duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një javë. Me Likën, jashtë formacionit dhe me dëmtimin e portierit maqedonas, Dimitrievski, i cili ishte afruar para disa ditësh me skuadrën blu, ngelej vetëm portieri i dytë, Llazi Gjika, për të mbrojtur portën dinamovite. Kështuqë drejtuesit dinamovitë shpejtuan konfirmimin e ish-portierit të Lushnjës, Ervin Llanit. Portieri 22-vjeçar ka debutuar në Ligën Superiore, sezonin e kaluar, me ngjyrat e Lushnjës dhe falë paraqitjeve të mira me “lagunarët”, fitoi një vend në përfaqësuesen kuqezi të U-21. Fillimet e tij si portier profesionist, Llani i ka pasur me Beslidhjen, në Kategorinë e Parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›