Arkivat sekrete: Si do të mbetet Amerika superfuqi botërore
Vijon publikimi i arkivave të deklasifikuara 40 vjet më pas nga SHBA-të. Debatet e specialistëve për skemat se si do të sfidohet Bashkimi Sovjetik
(Vijon nga numri i kaluar)
Zoti Sonnenfeldt: Gjon, unë dua të bëj një koment, nëse është e mundur, në lidhje me çështjen tuaj; pra se si po bëhet ulja e tensioneve. Sinqerisht, unë pranoj se nuk e pëlqej çështjen në vetvete sepse mendoj se ajo kthehet në problem qendror dhe se ne jemi duke u përpjekur të pozicionohemi. Çështja është se çfarë do të bëni ju përballë rritjes së fuqisë sovjetike. Ne do të jemi përballë kësaj fuqie në rritje, qoftë nëse marrëdhëniet tona me rusët do të jenë të buta, apo edhe të hidhura.
Siç ka thënë sekretari, ka kaluar dita kur Shtetet e Bashkuara mund t’i zgjedhin preferencat prej këtyre dy alternativave. Ky është kthimi ynë prapa, - zakonisht prapa mbrojtjes së një tjetër fuqie, siç është Marina Britanike, - apo të joshim botën. Kështu që kjo alternativë nuk ekziston gjatë për ne. Gjithashtu ekziston një fuqi shumë e madhe në botë, që ne nuk po e marrim në konsideratë; jo vetëm sovjetikët, por edhe fuqitë e tjera të industrializuara, prodhuesit e lëndëve të para, madje edhe fuqia e kombinuar politike e shteteve që nuk të lënë të rritesh. Sot askush nuk do të ketë fuqi të mjaftueshme që thjesht t’i tronditë këto probleme. Gjithashtu, sovjetikët do të shikojnë dhe dëgjojnë rreth skenës botërore, jo vetëm për gjërat që bëjmë ne. Për këtë, çështja në tërësi, apo ulja dhe ngritja e tensioneve në një moment të caktuar, është thuajse e papërcaktuar. Ne amerikanët pëlqejmë të mbajmë kartat e lojës, por sfida historike e Bashkimit Sovjetik nuk do të ikë. Gjithashtu nuk do të largohet as problemi i të imituarit me efektet e asaj fuqie rritëse.
Strategjia amerikane
Siç ka thënë sekretari i Shtetit, ne nuk shpresojmë të kemi ndonjë alternativë që të vijmë te mbajtja e fuqisë që kemi nëpër botë me forma të ndryshme. Ne duhet të largohemi nga shikimi i uljes së tensioneve si një proces i cili paqton apo zbut fuqinë sovjetike. Ne duhet të shikojmë detyrat tona si menaxhues apo zbutës të kësaj fuqie. Ai që është problemi qendror i yni në vitet në vijim, nuk është të gjeturit e marrëveshjeve apo përmirësimi i atmosferës, ndonëse ato kanë disa efekte pozitive. Sfida jonë tani është se si të jetojmë në një botë me një tjetër superfuqi dhe të tejkalojmë mbërritjen e një superfuqie të tretë, që mund të jetë Kina në 20 vitet e ardhshme, apo më tej.
Zoti Hartman: Një konkluzion përfundimtar. Hal, edhe te disa aspekte sekretari ka shprehur gjetkë pakënaqësi rreth kriticizmit të politikave tona në drejtim të Bashkimit Sovjetik. Ajo që është arsyeja kryesore për lëkundjet e sekretarit, të cilat janë shprehur në një seri fjalimet që ai ka mbajtur nëpër SHBA. Në mos ekziston një mbështetje thelbësore për këto politika në Shtetet e Bashkuara, pa llogaritur analizat bindëse të intelektualëve, që do të jenë të mjaftueshme për të. Kjo nuk do të zhvendosë mbështetjen e gjerë të publikut. Për këtë unë shpresoj se të gjithë ju, kur të ktheheni në SHBA, kur të shikoni miqtë tuaj në Kongres, do të përpiqeni t’i ndiqni këto linja të argumentit që dëgjuat këtë fundjavë dhe analizat të cilat mbështesin ato që përvijuam.
Mbyllja e takimit
Përfundimisht, në mbyllje, unë dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë konferencë dhe për punën dhe kontributin tuaj në suksesin e saj. Unë e kam parë me interes dhe kemi bërë gjënë e duhur. Gjithashtu, dua të falënderoj ambasadorin Riçardson dhe stafin e tij për punën e mrekullueshme që ata kanë bërë në organizimin e qëndrimit tonë këtu. Ata kanë bërë atë aq të dobishëm sa ç’ka qenë. Amen.
Shkrimi i sotëm shënon edhe fundin e serisë së artikujve rreth materialit sekret të mbajtur më janar të vitit 1977 dhe të deklasifikuar më 19 qershor të këtij viti.
5 Dhjetor 2008