Bashkia, rikonstruktohet çerdhja në rrugën “Irfan Tomini”
Bashkia e Tiranës përfundoi rikonstruksionin e një çerdheje në Njësinë Bashkiake Nr. 5 në kryeqytet. Fëmijët në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet do të kenë tashmë një çerdhe të rehabilituar dhe me kushte të përshtatshme për rritjen e tyre. Çerdhja Nr. 57, e saporikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës, ofron shërbim cilësor për rritjen e 80 fëmijëve të kësaj zone. Deri tani, prindërit në këtë zonë kishin problem për të lënë fëmijët gjatë orarit zyrtar të punës për shkak të mangësive dhe problemeve që kishte në këtë çerdhe. Tashmë ata do të jenë në kujdesin e edukatoreve dhe punojësve socialë në ambiente të ndërtuara sipas standardeve bashkëkohore. Fondi që u atribua për këtë ndërtesë është në shifrën e 17.9 milionë lekëve.
Projektvendimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës
Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin e Bashkisë Tiranë, kërkuan shkarkimin me procedurë të përshpejtuar të kryetarit të Bashkisë, Edi Rama. Pretendimi pwr shkarkim ka qenw se kryetari i Bashkisw nuk organizoi festime nw kryeqytet pwr festat e 28 dhe 29 nwntorit. Sipas tyre, Rama ofendoi kryeqytetasit, dhe mbarë vendin e kombin, duke përjashtuar Tiranën nga festimet për ditën e lindjes së kombit shqiptar. Gjithccka wshtw mbyllur, duke kaluar nw rendin e ditws me projektvendimet e pwrcaktuara pwr diskutim. Këshilli Bashkiak i Tiranës, në mbledhjen e tij të radhës, miratoi një sërë çështjesh të rëndësishme, ku gjetën zgjidhje çështja e shërbimit taksi në kryeqytet dhe bursat e studentëve dhe nxënësve. U miratuan njëzet bursa dhe gjysmëbursa për studentët dhe 217 bursa dhe gjysmë bursa për nxënësit e shkollave profesionale të kryeqytetit. Këshilli Bashkiak miratoi edhe një fond shtesë për ndërtimin e 350 banesave sociale në Shkozë. Gjithashtu gjetën zgjidhje në këtë mbledhje:
1- Projektvendimi: "Për miratimin në parim të ripërsëritjes së kontratës së qirasë për objektin "Reparti Termik" (njësi e Uzinës së Pjesëve të Ndërrimit të Automjeteve), me subjektin "Albaco Shoes" sh.p.k".
2- Projektvendimi: "Për caktimin e kritereve të përzgjedhjes për operim, në linjë të rregullt udhëtarësh".
3-Projektvendimi: "Për caktimin e çmimeve dhe tarifave në shërbimin taksi të qytetit të Tiranës".
4-Projektvendimi: "Për miratimin e Rregullores, "Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit taksi në qytetin e Tiranës".
5-Projektvendimi: "Për rishpërndarje fondesh në Buxhetin e Bashkisë së Tiranës, për vitin 2008".
6-Projektvendimi: "Për një shtesë në kredinë për projektin "Ndërtimi i banesave me qëllim social i financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB)".
7-Projektvendimi: "Për miratimin në parim të projektit, "Ngritje kapacitetesh për një zhvillim të qëndrueshëm të zonave tregtare dhe industriale në Tiranën metropolitane (Capacity Building for a Sustainable Development of Industrial and Busines Zones in the Tirana Metropolitan Area)", financuar nga Qeveria flamande nëpërmjet agjencive ndërbashkiake Haviland Intercommunale IgSv-Zellik-Belgjikë dhe P.O.M Vlaams-Brabant-Leuven-Belgjikë, në kuadër të Programit flamand për Europën Qendrore dhe Lindore".
8-Projektvendimi: "Për kalimin kapital të asetit të ndërmarrjes Ofiçina e Automjeteve (objekte dhe truall) Bashkisë Tiranë (Drejtorisë së Përgjithshme Nr.3 të Punëtorëve të Qytetit) me qëllim zbatimin e projektit "Shkollë e mesme e përgjithshme".
9-Projektvendimi: "Për miratimin e dhënies bursë shteti nxënësve dhe studentëve për vitin shkollor 2008-2009".
10-Projektvendimi:"Për emërtimin e shkollës 9-vjeçare të Yzberishtit, me emrin "Kongresi i Manastirit"
5 Dhjetor 2008