Arlind Kukaj, kadeti i Realit kërkon Shqipërinë
18-vjeçari me prindër kosovarë është transferuar në formën e huazimit nga Reali te Boka Xhuniors në Argjentinë
Ka mbushur 18 vjeç në muajin gusht, por për shumë vite radhazi ka qenë pjesë e skuadrave zixhir të Realit të Madridit. Ai quhet Liridon Kukaj, ka lindur në Spanjë, por prindërit janë me origjinë nga Kosova. Aktualisht është huazuar te Boka Xhuniors në Argjentinë, por shpreson që të kthehet sa më shpejt në Madrit. Kam luajtur me moshat e Spanjës, por jo në ndeshje zyrtare. Dëshira ime e madhe është të luaj për Shqipërinë në Europian dhe Botëror, shprehet 18-vjeçari Kukaj për Albaniasoccer.
- Arlind, na tregoni pak rrugën tuaj deri sot?
- Kam lindur në Spanjë, në Madrid, me 02.08.1993. Me futboll kam filluar të merrem që në moshën 7-vjeçare, kurse pjesë e skuadrave zinxhir të Realit të Madridit jam bërë kur kam qenë 8 vjeç e gjysmë.
- Sa ju kanë mbështetur prindërit në karrierën tuaj?
- Më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më mbështesin të dy prindërit, por pak më shumë babai. Ai gjithmone ka qenë pas meje dhe më ka këshilluar për çdo gjë.
- E dimë që jashtë fushës së blertë merreni edhe me aktivitete tjera. Cilat janë ato?
- Kur kam kohë të lirë, kam dëshirë të këndoj, aktroj dhe të merrem me karate, sport që e praktikoj shpesh, pasi e pëlqej shumë. Kam luajtur në teatër disa herë me Viktor Eliasin.
- Sa jeni i lidhur me Kosovën, vendlindjen e prindërve? A e vizitoni shpesh dhe si ndiheni atje?
- Më pëlqen shumë Kosova, por rrallë shkoj atje, sepse jam shumë i zënë me futbollin. Kur jam atje ndihem shume mirë, por kam dëshirë të madhe që të shkoj në Shqipëri, pasi kurrë skam qenë.
- Kemi dëgjuar se edhe vëllai juaj, Malindi, luan me grup-moshat e Realit. Thuhet qe ai do të bëhet edhe më i mirë se ju?
- Unë mendoj se Malindi luan mirë. Ai është mesfushor dhe ende nuk është në Kastilia, pasi ai më shumë pëlqen Barcelonën.
- Arlind, tani po luani me Boka Xhuniorsin, i huazuar nga Real i Madridit?
- Kur dëgjova se Boka ishte e interesuar për mua dhe më kërkuan për të më huazuar, pranova, sepse medova se ishte më e mira për mua. Boka në këtë rast më ka mësuar shumë dhe, kur të kthehem në Madrid, do të jem më i pjekur në fushë. Një eksperiencë e re, nga e cila po mësoj shumë dhe që do të më vlejë në të ardhmen.
- Te Reali luajnë disa nga lojtaret më të mirë të botës, si Kristiano Ronaldo, Ozil, Kasijas, Higuain, Kaka etj. Çarë miqësie keni me ta?
- Me të gjithë kam folur dhe kam bërë foto, por miqësi më të madhe kam me Higuainin, pasi edhe e kam idhull.
- Hoze Mourinjo është ndër trajnerët më të mirë në botë. Keni pasur fatin ta takoni?
- E kam takuar në një ndeshje, kur shënova 3 gola. Ai më pyeti se nga e kam prejardhjen. I thashë nga Kosova. Me tha: Më vjen keq për atë që ndodhi në Kosovë. Më vuri një nofkë: “Ronaldo i ardhshëm shqiptar.
- Kur flitet për të ardhmen, flitet për objektiva. Cilat janë objektivat e Arlind Kukajt dhe kur do ta shohim në ekipin e parë?
- Qëllimi im është të luaj në kombëtaren shqiptare dhe të bëjmë një ekip të forte, me të cilin mund marrim pjesë në europian dhe botëror. Sigurisht që dëshiroj të bëhem ndër futbollistët më të mirë në botë. Pres të futem në ekipin e parë sapo të kthehem nga Argjentina.
- Një temë që shtrohet për çdo futbollist të ri shqiptar është kombëtarja. Ju aktivizoheni në grup-moshat e Spanjës. A keni pasur ftesë nga kombëtarja shqiptare dhe cila është dëshira jote?
- Unë jam aktivizuar me moshat e Spanjës, por jo në ndeshje zyrtare. Kam dëshirë që të luaj për Shqipërinë, por nuk mund të pres shumë kohë për një ftesë nga ana e FSHF-së.