Arlinda Dudaj: Vetëm im bir më vë në vështirësi
Sonila MerolliShumëkush e njeh si një femër me nuhatje tejet të mprehtë, e gatshme për t’u sjellë lexuesve bestsellerat me një frymë, e që për të janë “ushqimi” i preferuar. Gjithmonë gjen një temë, autor apo histori të re për t’u marrë, aq sa ndonjëherë e kap veten duke folur për libra, pa u ndalur, për orë të tëra. është e “çmendur” pas detajit dhe nuk qetësohet, nëse çdo gjë kalon nëpër duart e saj. Por, me gjithë kohën dhe energjitë kundrejt profesionit, ajo nuk lë prapa as detyrat si mama. Sapo hapet kjo temë, Arlinda Dudaj rrëfen gjerë e gjatë për mëmësinë, që nga parafytyrimet e shndërrimit në nënë, tek shtatzënia e rastësishme, një ndër lajmet më të bukura të jetës së saj e deri tek “takimi” i parë zyrtar mes tyre. Ndërsa, vitet kalojnë raporti mes tyre i thyen barrierat prind-fëmijë, për t’u zëvendësuar nga dy shokë të mirë, megjithëse kokëdhimbjet e saj ngjasojnë me të çdo prindi. Përtej rolit si mama, botuesja flet për rolin e femrës në familje dhe më gjerë, konkurrencën agresive mes llojit, por edhe çka mësuar nga jetët brenda jetëve...Prioriteti mes karrierës dhe mëmësisë. Kur dhe si e arritët ekuilibrin?Që në fillim besoj se ka qenë në ekuilibër, punën e kam nisur gradualisht, qetësisht. Më tej më është dashur mund i dyfishtë. Në fakt pas sukseseve të gjithkujt fshihet një punë e palodhur dhe sakrifica të mëdhaçfarë ju shqetëson në rrugë e sipër në rolin si mama? Si është raporti juaj me Patrikun?Ka shumë gjëra që shkaktojnë kokëdhimbje te çdo prind në këto kohë të trazuara e plot probleme. Gjithsesi kam marrëdhënie shumë të veçantë, mbase pak më të ndryshme në raport me ato që ekzistojnë zakonisht në një marrëdhënie prind-fëmijë. E kam si një shok të vogël dhe ai mua si një shoqe të madhe. Shpesh harrojmë dhe i kalojmë ato të ashtuquajtura barriera në një komunikim klasik, gjë që duket edhe gazmore në raste të caktuara. Patriku është një fëmijë me një inteligjencë të veçantë. Shpesh më kap në befasi dhe më përball me pyetje shumë të vështira për t’iu përgjigjur e që nganjëherë më duhet të djersij për ta gjetur përgjigjen e saktë. Nuk e di nëse ky është një model i mirë apo jo.Sa e dhënë jeni ndaj detajeve apo vogëlsirave në përditshmërinë tuaj, karakteristike për gjithë femrat? Bëni dhurata, kërkoni përkujdesje orë e çast?çka.. Nuk shquhem të jem shumë e dhënë pas vogëlsirave. Ndonjëherë harroj që janë edhe të rëndësishme, e më pas ndihem keq.Jeni xheloze?Jo, nuk jam. Në të gjitha kuptimet që mbart kjo fjalë.Kërkoni shpesh falje?Sa herë e ndjej që duhet ta bëj këtë gjë, nuk e kursej.Duke u nisur nga shembulli juaj personal, cili duhet të jetë roli i femrës në familje? Nuk është se ka formula për ta shpjeguar këtë, por përgjithësisht priremi të bëjmë gjërat që ndjejmë, pa i vendosur ato detyrimet e barrierat false. Edhe nëse, gjithçka duhet bërë se e ndjen e me natyralitet. çfarë note do t’i vinit vetes suaj si bashkëshorte?Këtë nuk mund ta them unë sigurisht, por për dashurinë maksimale që jap duhet ta marr.Po si amvisë? Shumë e dobët, pesë mbase.Duke qenë se jeni personazh publik, sa kujdeseni për imazhin tuaj?Kujdesem sigurisht, por pa e tepruar. Bëhet fjalë për atë kujdesin bazik që duhet të ketë çdo femër një nga prioritetet e veta. Nuk jam dakord që një femër thjesht të lahet e të krihet dhe kaq, por sigurisht nuk jam edhe me ekstremin tjetër të modelit sllav, që është vërtet një ekzagjerim. Kemi filluar ta hasim shpesh këtë model e nuk më pëlqen aspak. është e edukuar dhe e shëndetshme të kesh fytyrë të pastër, duar e këmbë të kuruara, larg vulgaritetit që e urrej deri në kockë. Duket se krijimi i familjes në moshë shumë të re, nuk ju pengoi aspak për t’u realizuar profesionalisht. Si ishin fillimet e karrierës suaj, ndjetë frikë, pasiguri, padurim? Patët momente kur donit të hiqnit dorë?Jo aspak, gjithçka më ka ardhur natyrshëm e unë ndihem me fat që kam një familje të tillë kaq të bukur. Kur morët përsipër të drejtonit një shtëpi botuese, profesioni i editorit ishte zaptuar kryesisht nga burrat. Ishte e vështirë konkurrenca me ta?Ishte këtu në Shqipëri, jashtë ndodh krejt e kundërta e këtë e shoh si prioritet. Të jesh femër në këtë profesion mund të ecësh më shumë. Femrat kanë një nuhatje të mprehtë për letërsinë e janë lexueset më të mira. është sigurisht një punë që të vë përpara edhe detyrime, sikurse çdo punë tjetër, por është gjithashtu edhe një veprimtari shumë e bukur, pa të cilën do të ndihesha si e boshatisur. Për këtë arsye është edhe kënaqësi shumë e madhe. Sinqerisht e them, nuk e di në do të kisha bërë një punë tjetër më mirë sesa kjo që bëj. Librat janë një dashuri shumë e madhe për mua dhe them me bindje se nuk mund të jesh e suksesshme nëse nuk bën një gjë, që e do me të vërtetë. Ndjehen edhe me fat që puna ime është të merrem me librat, ngase rutina në këtë punë nuk ekziston. Gjithnjë do të kesh një gjë të re, temë, autor apo histori për t’u marrë. Sa e çuditshme më duket ndonjëherë tek e kap veten të flas e të flas për libra, pa u ndalur, për orë të tëra, e të mos mërzitem aspak. Sidomos me kolegët e mi të huaj ndihem shumë mirë, në takime të gjata ku flitet veç për libra, e pse jo? Gjithçka mund të zërë vend nëpër libra, e t’i mund ta diskutosh përmes tij. Po si shefe, cilat janë raportet tuaja me vartësit? Jeni strikte apo edhe lëshoni pe?Mbase duhet t’i pyesim edhe ata, po unë do të thosha që kemi marrëdhënie shumë të mira. Ata janë bashkëpunëtorët e mi, bëjmë është një punë në grup, një zinxhir i pazgjidhshëm hallkash. Ai që s’mund të përshtatet me këtë, nuk mund të punojë me mua. Sigurisht miqësia, ose një ndjenjë e lidhur me këtë është shumë e rëndësishme. Sepse puna me librin kërkon pasion dhe dashuri, nuk mund të jetë si në një biznes çfarëdo, sidomos për mua që çmendem pas detajit, duke mos lënë gjë pa e prekur me dorën time. Megjithatë për fat kam njerëz profesionistë që punojnë krah meje.çfarë kanë dashur nga jeta personazhet femra tek romanet që keni botuar? Po ju, e keni gjetur atë çka doni?Janë kaq shumë jetë të jetuara brenda romaneve që kam lexuar, kaq shumë dëshira të realizuara ose jo.. Po c’rëndësi ka?! Njeriu duhet të kërkojë sërish e nga ana tjetër të gjejë paqe e lumturi edhe tek ajo që ka, ndryshe harron të jetojë.Prej kujt merrni më shumë këshilla apo mendime, prej autorëve të preferuar-librave, apo prej miqve?Marr parasysh çdo këshillë, që mund të jetë e vyer.