Mancaku: O gjithçka ose asgjë
Në prag të ndeshje së radhës me Dinamon, Besa do të synojë gjithçka ose asgjë. Këtë e konfirmon Bledar Mancaku, kapiteni i verdhezinjëve. “Normalisht që është një ndeshje vendimtare për ne. Kemi shansin që ta shkurtojmë diferencën dhe ta çojmë atë në 9 pikë. Nëse e bëjmë një gjë të tillë atëherë shanset tona për të arritur kreun do të jenë të mëdha. Ne kemi edhe një ndeshje tjetër në fazën e 3-të me Dinamon kështu që çdo gjë rihapet. është një ndeshje ku luhet sezoni, ndaj ne po përgatitemi që japim maksimumin tonë”, tha Mancaku.