E Diel, 1 Nëntor 2026

Spektakël e drithërima në Shkodër

 Leonard KarajVllaznia mund Skënderbeun duke sigluar fitoren e dytë radhazi në kampionat ndërsa Apolonia ka marrë një pikë në fushën e Krujës. Luhen sot, Teuta-Gramozi e Shkumbini-Tirana ndërsa nesër, Dinamo-Besa.Vllaznia ka fituar një ndeshje me gola dhe emocione të shumta, ndaj Skënderbeut, me rezultatin 3-2. Të parët kanë kaluar në epërsi ishin miqtë nga Korça, që në minutën e 7-të, me anë të Malindit, ndërkohë që “flakë për flakë”, në minutën e 8-të, ka barazuar Belisha për vendasit. Dy gola të shpejtë, që kanë parathënë një ndeshje me plot emocione dhe luftë të fortë sportive. Dhe kështu ka rezultuar, sepse golit të dytë të Vllaznisë, të shënuar nga Haxhibuliç në minutën e 54-t, me penallti, i është kundërpërgjigjur menjëherë, pas katër minutash, Roshi, që ka barazuar përkohësisht shifrat në 2-2. Minuta e 62-të ka vendosur fatin e 90 minutave të ndeshjes së “Loro Boriçit”, teksa Shtubina ka shënuar golin e tretë dhe të fitores për Vllazninë. Në fakt, skuadra shkodrane, pas asaj fitoreje të çmuar me Tiranën, javën e shkuar, e ka kërkuar me ngulm suksesin e dytë radhazi, si e vetmja mënyrë për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Paqe në KrujëBarazim i çmuar i Apolonisë në Krujë, ndaj Kastriotit vendas. Pas atyre problemeve të mesjavës, ku klubi fierak akuzoi katër lojtarë për përfshirje në trukime ndeshjesh, Apolonia ka gjetur forca dhe qetësinë e duhur psikologjike për të barazuar në Krujë, ndaj Kastriotit vendas, që rrallë lë pikë në shtëpinë e tij. I pari ka shënuar Bërkiç, duke i kaluar në epërsi fierakët, ndërkohë që ka barazuar Abazaj për vendasit. Rezultati 1-1 ka qenë edhe ai përfundimtar, që ka lënë më të kënaqur Apoloninë, që luante në transfertë dhe vinte pas një momenti jo të mirë. Sytë nga qielliNdërkohë sot do të luhen dy ndeshje të tjera. Sfida e Peqinit pritet me interes, nëse do të luhet, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, sepse Shkumbini nuk lëshon në shtëpi. Por, edhe Tiranës i duhet një rezultat pozitiv, sepse ka zhgënjyer në dy ndeshjet e fundit, kampionat dhe kupë, ndaj duhet të bëjë autokritikë. Ndërsa në Durrës, Gramozi i kthen “vizitën” Teutës. Në mesjavë, të dyja skuadrat në fjalë luajtën 30 minuta ndeshje, për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, por e ndërprenë lojën, pasi terreni në stadiumin e Ersekës u bë i pa praktikueshëm. Tjetër sfidë do të jetë e radhës, mes këtyre dy skuadrave, këtë herë në Durrës. Kjo javë do të mbyllet nesër në “Qemal Stafa”, në orën 17:00 me kryesfidën mes Dinamos dhe Besës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›