Hidink i jep lamtumirën Kombëtares ruse
Gus Hidink nuk do të zgjasë kontratën me Federatën Ruse të Futbollit dhe që prej 30 qershorit do jetë i lirë të largohet nga stoli i kësaj kombëtareje. 63-vjeçari, në stolin e Rusisë ka arritur gjysmëfinalen e evropianit në vitin 2008, por marrëdhëniet e tija me federatën ruse u ftohën pas kualifikimit të munguar për në Botërorin 2010. “Kemi vendosur të përshëndetemi në 30 qershor dhe vendimin e bëmë të ditur për të zgjedhur një pasardhës”, shkruhet në uebsjatin e federatës ruse. Emri i Hidink është lakuar në ambientet e Juventusit si pasardhës i Ferrara-s, por tashmë e ardhmja e tij tek bardhezinjtë varet nga ecuria e teknikut Alberto Zakeroni. Gjithsesi edhe ky i fundit ka një kontartë që përfundon në fund të sezonit tek Juve ndaj edhe një afrim i holandezit në kampionatin italian tek “Zonja e Vjetër” duket mëse i mundshëm.