Arma e Opozitës

Imazhi i Qeverisë së Hashim Thaçit duket të ketë marrë një goditje të madhe, të mërkurën, kur njësitë speciale të Policisë së EULEX’it bastisën Ministrinë e Transportit dhe pronat e Ministrit Fatmir Limaj.
Të enjten, partitë opozitare kanë tentuar t’i bëjnë fakte të kryera dyshimet që kanë prokurorët europianë, duke lënë të kuptohet se tash e tutje ky aksion do të jetë një atu e fortë për kauzën e tyre.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tha se ajo çfarë ndodhi ishte një turp i madh, duke kërkuar nga Kryeministri Hashim Thaçi që të japë dorëheqje.
“Është turp për Kosovën se në çfarë gjendjeje kemi arritur. Është turp se çfarë pasqyre po i tregojmë botës për shtetin tonë. Nuk është ndjenjë e mirë, por e vetmja mënyrë për t’u shëruar ky vend nga gjendja në të cilën ka arrit është t’i shkohet në fund të gjitha rasteve. Ndryshe nuk krijojmë shtet i cili mund t’u lihet brezave që vijnë. Duhet t’u thuhet stop gjithë këtyre çka po ndodhin, për shkak se po e shkatërrojmë vendin ende pa e ndërtuar plotësisht”, tha Gjini.
Sipas tij, është momenti i fundit që drejtësia duhet të punojë pa u ndalur me kaq.
“Kosova gjendet në një situatë të shkatërrimit të vendit pa përfunduar ndërtimin e tij. Në cilindo vend normal nëse një Kryeministri i bastiset një Ministër, ai duhet të japë dorëheqje”, tha Gjini.
Edhe Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli, ka thënë se pret që drejtësia të jetë e efektshme në mënyrë që përfundimisht të fillojë lufta kundër korrupsionit dhe jo vetëm të bëhen disa tentime pa rezultate.
Ai ka kërkuar që aksionet e EULEX’it të shtrihen edhe në dikastere tjera.
“Nuk ka institucion që duhet të jetë imun ndaj ligjit. Madje veprimet e tilla duhet të ndodhin në secilin dikaster të Qeverisë. Po ashtu, thuhet se ekziston një nivel i lartë i korrupsionit në vend. Kur kihen parasysh raportet e Auditorit, të cilat kanë të gjetura në secilin shpenzues të buxhetit publik për keqpërdorime të ndryshme, atëherë shtrohet nevoja që drejtësia të veprojë në secilin institucion”, ka thënë Makolli.
Hiç më pak e ashpër në vlerësime nuk ka qenë Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Besa Gaxherri.
Ajo përveç se e ka quajtur të drejtë aksionin e EULEX’it, ka lëshuar një sërë kritikash në adresë të ekzekutivit.
“Unë uroj që EULEX’i nuk na ka dhënë spektakël, por vërtet ka filluar të punojë edhe vërtet do të na bjer përpara organeve të drejtësisë ata persona të cilët e zhvatin çdo ditë Kosovën. Unë nuk mendoj që në këtë fazë duhet të implikohemi, por unë i drejtohem EULEX’it që vërtet të ketë filluar të bëjë punën e vet dhe mos të japë spektakël përmes medieve, por të na jap rezultate konkrete”, është shprehur Gaxherri.
Policia e EULEX’it gjatë ditës së mërkurë ka kryer disa bastisje në zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT) dhe në pronat e familjes së Ministrit Fatmir Limaj.
Lidhur me bastisjet nuk ka dashur të flasë të mërkurën Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili vjen nga radhët e PDK’së.
Një deklaratë të shkurtër për rastin e së mërkurës e ka dhënë kolegu i tij, Zëvendëskryeministri Ramë Manaj. Ai ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të kryejnë punën e tyre për të çuar në vend rendin dhe ligjin.
“Institucionet ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në bazë të ligjit dhe Kushtetutës dhe natyrisht janë të thirrura në detyrën e tyre që të ushtrojnë ato përgjegjësi. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe duhet lënë institucionet që të kryejnë detyrën e tyre dhe të shohim se cilat do të jenë përfundimet”, ka thënë Manaj.
Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratat e përfaqësuesve të opozitës, të cilët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Kryeministrit Hashim Thaçi pas rastit të së mërkurës.
Në anën tjetër, Ministri Fatmir Limaj ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me misionin EULEX për çdo lloj hetimi që interesohet ky mision. Përmes një komunikate, EULEX’i ka sqaruar të enjten se hetimet dhe bastisjet që kanë ndodhur të mërkurën, lidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve gjatë periudhës 2007-2009.