Këto janë njohje

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka asnjë dyshim se Republika e Vanuatusë dhe Mbretëria e Swazilandit kanë njohur vendin tonë si shtet të pavarur dhe sovran, të cilën gjë para saj e kishte bërë të ditur lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli.
“Pas bisedave që kanë pasur ambasadorët tanë me ambasadorët e dy vendeve mund të thuhet se Kosova njihet nga 67 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara”, kanë thënë të burime të Ministrisë së Jashtme për Express.
Të enjten është pritur që në MPJ të arrijë një notë verbale nga Republika e Vanuatusë, pasi që Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York ka komunikuar me autoritetet e këtij shtet-ishulli në Oqeanin Paqësor.
Zyrtarë të MPJ’së deklarojnë se letra e Ministrit të Jashtëm të Swazilandit dërguar kreut të OKB’së dhe shteteve anëtare për njohje të Kosovës është një dëshmi me tepër se ky vend afrikan ka pranuara pavarësinë e vendit tonë.
MPJ tani nuk heziton të pranojë se nota verbale e ardhur nga Ambasada e Swazilandit në Kuvajt në Ambasadën e Kosovës në Londër paraqet njohje të pavarësisë së Kosovës, megjithëse ajo nuk u drejtohet institucioneve të vendit.
“Nuk kemi arsye të dyshojmë në vërtetësinë e këtyre njohjeve. Këto njohje janë nga vendet nga të cilat njohja është pritur moti. Ato kanë votuar për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kur kanë votuar në favor të Republikës së Kosovës këto vende kanë bërë një njohje të tërthortë të shtetit të ri”, ka thënë një zyrtar i MPJ’së, me kusht anonimiteti.
I njëjti zyrtar thotë se përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë takuar me autoritete të Republika e Vanuatusë dhe Mbretëria e Swazilandit në New York dhe gjithashtu u kanë dërguar edhe letra dhe kërkesa për njohje.
Ndryshe, si për njohjen nga Swazilandi, ashtu edhe për atë nga Vanuatu, zyrtarë të AKR’së insistojnë se janë rezultat i lobimit të liderit të tyre Behgjet Pacolli.
Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se nota e njohjes nga Vanuatu kësaj i është dërguar Pacollit nga Ministri i Punëve të Jashtme Hon Joe Natuman, më 22 prill.
“Në ndërkohë, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht Kryeministrin e Kosovës. Është informuar edhe Ambasada amerikane për këtë njohje dhe i kemi pritur dhe akorduar hapat me prezantimin ose bërjen publike të kësaj njohjeje nga Ministria e Punëve të Jashtme e këtij shteti”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm, kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli do të vazhdojë lobimin për njohjen e Kosovës në tri shtete të mëdha të Afrikës.