Situata në nëntë grupet europiane

/* */
Dy vendet organizatore të Euro 2012-s, Polonisë dhe Ukrainës, tashmë u është bashkuar edhe Gjermania, ndërkohë që pas ndeshjeve të sotme, atyre mund t’u bashkangjiten edhe kampionia në fuqi e Europës, Spanja, Italia dhe ndoshta dhe Holanda. Janë edhe dy ndeshje të tjera në tetor, dhe nëntë fituesit e grupeve, plus vendeve të dyta me rezultatet më të mira, synojnë të jenë ndër 16 finalistët. Faqja zyrtare e UEFA-s, ka bërë një analizë të situatës në nëntë grupet kualifikuese.
GRUPI A
Gjermania fitoi të premten, duke mundur Austrinë 6-2 dhe vazhduar rekordin e saj. Turqia me fitoren dramatike ndaj Kazakistanit, tani është në vendin e dytë, me nje pikë më shumë Belgjika, që nga ana e saj ka dhe një ndeshje më shumë dhe gjashtë pikë më shumë se Austria. Turqia mund ta eliminojë Austrinë nësë fiton sot në Vienë.
GRUPI B
Me tri ndeshje në dispozicion, Rusia kryeson grupin e saj me dy pikë më shumë se Irlanda dhe Sllovakia, nga 14. Armenia ndodhet në vendin e katërt me tri pikë më pak, teksa do të udhëtojë në Sllovaki, ndërkohë që Rusia pret Irlandën. Ndeshja kyçe është ajo e tetorit, midis Sllovakisë dhe Rusisë në Zilina.
GRUPI C
Me fitoren e së premtes, Italia krijoi një diferencë prej tetë pikësh ndaj Sllovenisë. Në fakt, vetëm vendi i tretë, Serbia, me të njëjtat pikë sa Sllovenia, 11, mund ta kapë teorikisht Italinë, pasi ka një ndeshje më pak. “Axurrët” mund të kualifikohen direkt me një fitore ndaj Sllovenisë, ose Serbia nuk fiton me Ishujt Faroe.
GRUPI D
Franca kryeson me tri pikë më shumë se Bosnja, që nga ana e saj synon të përsërisë fitoren ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e Sarajevës. Rumania ndodhet me pesë pikë pas Francës, të cilën e pret sot. Shqipëria, me pesë pikë më pak se kryesuesit, do të luajë sot kundër Luksemburgut. Fatet e këtij grupi nuk do të vendosen sot.
GRUPI E
Holanda ka bërë një ecuri perfekt me 21 pikë pas shtatë ndeshjes, duke pasur gjashtë pikë me shumë se Suedia e vendit të dytë. Holanda do të luajë në Finlandë dhe do të kualifikohet nëse ata marrin më shumë pikë sesa Suedia merr në San Marino. Dy ekipet do të përballen muajin tjetër në Solna.
GRUPI F
Greqia fitoi 1-0 në Izarel dhe rivali i tyre i vetë, tani duket Kroacia, që fitoi 3-1 në Maltë dhe është një pikë pas. Greqia do të udhëtojë Letoni, ndërkohë që Kroacia pret sot Izraelin.
GRUPI G
Anglia është tani me tri pikë më shumë, dhe nëse ata mundin Uellsin, do të kenë nevojë vetëm për një barazim më 7 tetor kundër vendit të dytë, malit të Zi, për të mbërritur në finalet e Euro 2012-s.
GRUPI H
Portugalia dhe Norvegjia fituan të dyja të premtn dh tani janë me tri pikë më shumë se Danimarka, që nga ana e saj nuk luajti dhe ka një ndeshje më pak. Sot, Danimarka luan kundër Norvegjisë, ndërkohë Portugalia e ka pushim, përpara se të vizitojnë Kopenhagenin në tetor.
GRUPI I
Pas barazimit të Çekisë me Skocinë, Spanja mund të kualifikohet nëse fiton me Lihtenshtejnin e vendit të fundit. Çekët ndodhen në vendin e dytë me pesë pikë më shumë se Skocia, por me një ndeshje më pak se Lituania, që ka po pesë pikë.
NDESHJET E SOTME
Grupi A
Azerbajxhan-Kazakistan
Austri-Turqi
Grupi B
Rusi-Irlandë
Maqedoni-Andorrë
Sllovaki-Armeni
Grupi C
Serbia-Ishujt Faroe
Estoni-Irlandë e Ver.
Itali-Slloveni
Grupi D
Luksemburg-Shqipëri
Bosnjë-Bjellorusi
Rumani-Francë
Grupi E
Finlandë-Holandë
Moldavi-Hungari
San Marino-Suedi
Grupi F
Kroaci-Izrael
Maltë-Gjeorgji
Letoni-Greqi
Grupi G
Zvicër-Bullgari
Angli-Uells
Grupi H
Danimarkë-Norvegji
Islandë-Qipro
Grupi I
Skoci-Lituani
Spanjë-Lihtenshtejn