Armand Sadiku: Te Dortmundi shkoj edhe me një këmbë

Armando Sadiku
Sulmuesi rrëfen: Kanë marrë videot me ndeshjet e mia.
“Te Borusia e Dortmundit do të shkoja me një këmbë”. Kështu thotë Armando Sadiku pas interesimit që kanë shfaqur kampionët e Gjermanisë për bomberin e përfaqësueses kuqezi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi elbasanas rrëfen edhe disa nga detajet mbi bisedimet me klubin gjerman.
Armando, kur e morët vesh për interesimin e Borusias së Dortmundit?
U njoftova pak ditë më parë. Më thanë se ishin interesuar zyrtarisht në klubin e Luganos dhe më pas kishin nisur kontaktet edhe me menaxherin tim.
Çfarë menduat kur e morët vesh këtë?
U hutova disi, u gëzova, u emocionova… ishte një përzierje ndjenjash që, për një moment, më trullosi, por e mblodha veten aty për aty. Rregulli numër 1 për mua është: bëj si duhet punën që të takon, më pas shohim se çfarë mund të ndodhë. Nuk dua të zhbalancohem tani te Lugano, sepse do të ishte shumë e rrezikshme.
Në ç’fazë janë bisedimet me Borusian?
Mendoj se janë në fazën fillestare. Ata kanë marrë disa DVD të ndeshjeve të mia dhe besoj se gjatë kësaj kohe edhe do të më monitorojnë nga afër. Gjithashtu, një menaxher i klubit të Borusias ka nisur kontaktet me menaxherin tim. Kaq mund t’ju them, se kaq kam marrë vesh deri tani, sinqerisht.
Nëse bisedimet shkojnë mirë, çfarë do të bëni?
Do të shkoj me një këmbë… (qesh). Pyetje është kjo?! Janë kampionët e Gjermanisë, si mund të refuzohen?!
Po, por pak javë më parë deklaruat se nuk shkuat te Torino pasi kishit frikë se përfundonit në stol…
Po, e kam thënë dhe nuk kam gënjyer. Unë nuk isha gati që të kaloja direkt nga një klub si Lokarno te Torino, sepse nuk kisha as eksperiencën e duhur dhe as vetëbesimin e duhur. Tani gjërat janë më ndryshe, por po ju them gjithashtu se Torino nuk është njësoj me Borusian…
Ju për cilën skuadër të huaj bëni tifo?
Për Interin. Jam një tifoz i thekur i kësaj skuadre dhe gjithnjë kam ëndërruar që një ditë të luaj në “San Siro” me fanellën zikaltër…
Flitet se kanë shfaqur interes edhe Fiorentina me Sienën. Nëse zgjidhni një prej tyre, mund të luani të paktën kundër Interit…
Nuk është kaq e thjeshtë. Ato janë skuadra të mira, por të mos e ekzagjerojmë. Interesimi dhe vëzhgimi janë larg me ofertën dhe me konkretizimin e transferimit.
Dukeni sikur jeni pak i trembur…
Jo, jo, nuk jam i trembur. Përkundrazi, ideja se mund të luaj në një klub të madh më ekzalton pa masë, por duhet të bëj kujdes. Nëse të “rrëshqet këmba” në një moment, është e vështirë të ngrihesh. Unë dua t’i bëj gjërat me radhë dhe të eci mirë.
Të flasim pak për Kombëtaren. Më 14 nëntor luhet në Zvicër, në Gjenevë, një miqësore me Kamerunin…
Dua të jem në atë ndeshje. Besoj se do të jenë afro 10 mijë shqiptarë, por ndoshta edhe më shumë. Këtu që tani ka nisur interesimi dhe disa të njohur më kanë kërkuar bileta.
Ua keni gjetur biletat të paktën?
… (Qesh). Jo, jo e kam të pamundur. Më duhet të lë stërvitjen dhe të shkoj të kërkoj bileta, që t’i kënaq të gjithë.
De Biazi ju vlerëson shumë, por lojtari që kritikoi më tepër pas fitores me Slloveninë ishit ju… A u mërzitët?
Jo, mua nuk m’u dukën kritika. Ai tha se Sadiku nuk bëri si duhet atë që i thashë, sepse kishte shpenzuar shumë energji në ndeshjen e parë. Nuk mendoj se këtu ka ndonjë gjë për t’u mërzitur. Në ekipin përfaqësues unë nuk luaj si sulmues i mirëfilltë, por shumë i tërhequr dhe më duhet të vrapoj tej mase.
Si është raporti juaj me De Biazin?
I shkëlqyer. Fatmirësisht këtu në Zvicër e kam mësuar mirë italishten, çka më ndihmon ta kuptoj mirë se çfarë kërkon ai prej meje. Mua më bën të ndihem i rëndësishëm dhe, për aq kohë sa kam besimin e tij, gjërat janë në rregull.
Po jashtë fushës a keni kontakte me të?
Po, ai ka një interesim konstant. Më telefonon ose dërgon mesazhe pas ndeshjeve të fundjavës dhe më pyet se si shkoi ndeshja, se si jam me shëndet dhe të tjera gjëra teknike. E vlerësoj shumë për këtë, sepse do të thotë se më ka në konsideratë.
Transferimi
Sodiku kaloi nga Lokarno te Lugano, në të njëjtën kategori në kampionatin zviceran në verën e këtij viti për shifrën e 415 mijë eurove. Sulmuesi nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me klubin zviceran, nga e cila përfiton afro 166 mijë euro në sezon rrogë. Ishte vetë Sadiku që preferoi të qëndronte edhe për një sezon në Zvicër, te një skuadër jo shumë e njohur, me qëllim që të mund të fitonte më shumë eksperiencë.
Europa League
Grupi A
Liverpul-Anzhi M. 1-0
Douning 53′
Jang Bojs-Udinese 3-1
Bobadilla 4′, 71′, 81′ (p)/ Koda 74′
Grupi B
Atl.Madrid-Akademika 2-1
D.Kosta 48′, Emre 67′/ Sise 85′
Hapoel T.-Viktoria Plzen 1-2
Maman 19′/ Horvath 45′, Rajtoral 55′
Grupi C
AEL Limasol-Fenerbaçe 0-1
Korkmaz 72′
Mynshengladbah-Marsej렠 2-0
Daems 33′ (p), Mpala 67′
Grupi D
Maritimo-Bordo 1-1
Roberge 36′/ Goufran 30′
Njukastëll-Klub Bryzh 1-0
Obertan 48′
Grupi E
Steaua Bukuresht-Molde 2-0
Kirishes 30′, Rusesku 32′
Shtutgart-Kopenhagen 0-0
Grupi F
Dnipro D’petrovsk-Napoli 3-1
Fedetski 2′, Mateus 42′, Xhuliano 64′/ Kavani 75′ (p)
PSV-AIK Stokholm 1-1
Lens 80′/ Karikari 67′
Grupi G
Rasing Genk-Sporting 2-1
Keulaer 25′, Barda 88′/ Shars 7′
Videoton FC-Bazel 2-1
Shar 2′ (autg), Kaneira 32′/ Shar 90′
Grupi H
Rubin Kazan-Neftçi 1-0
Kasaev 16′
Inter-Partizan Beograd 1-0
Palasio 88′
Grupi I
Lion-Ath.Bilbao 2-1
L.Lopez 54′, Briand 86′/ Gomez 79′
Sparta Pragë-Ironi Kirjat 3-1
Krejci 7′, Kadlec 10′, Svejdik 44′/ Abuhatzira 76′
Grupi J
NK Maribor-Totenham 1-1
Beriç 42′/ Sigurdson 59′
Panathinaikos-Lacio 1-1
Toshe 90′/ Seitaridis 25′ (autg)
Grupi K
Rapid Vjenë-Leverkusen 0-4
Volsheid 37′, Kastro 56′, 90′, Bellarabi 59′
Rosenborg-Metalist K. 1-2
Eljounousi 46′/ Marlos 81′, Ksavier 89′
Grupi L
Helsingborg-Hanover 1-2
Santos 90′/ Diouf 12′, Ja Konan 90+2′
Levante-FC Tuente 3-0
Mishel 59′ (p), Rios 78′, 88′
JETMIR HALILAJ