Gourcuff mund të largohet nga Lyoni

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka pranuar se do të lejojë largimin e mesfushorit Yoann Gourcuff “nëse merr një ofertë të mirë dhe ai dëshiron të largohet”.
Anthony Reveillere, Bafetimbi Gomis dhe Michel Bastos të gjithë ishin afër largimit nga klubi gjatë verës por Aulas nuk ka përjashtuar mundësinë e ndarjes me Gourcuffin.
“Yoann është vlerë e rëndësishme e Lyonit. Ne kemi bërë një investim të madh duke e transferuar atë si futbollisti më i mirë francez. Por, tani nuk mund të themi se ky investim ka qenë ekonomikisht i kënaqshëm”, deklaroi Aulas gjatë një interviste për Lyon Capitale.