E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet numri i qytetarëve me sigurime shëndetësore



Zbatimi i sistemit të referimit në të gjitha qendrat shëndetësore rrit fluksin e pacientëve te mjeku i familjes. Këtë nuk e konfirmojnë vetëm të gjithë drejtuesit e poliklinikave në vend por edhe Elvana Hana, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Hana u shpreh se numri i pacientëve që kanë kryer vizita pranë mjekut të familjes, vetëm vitin e kaluar ka qenë rreth 5 milion. Këto kanë qenë vizita të nivelit parësor dhe pacientët më të predispozuar për kryerjen e këtyre vizitave kanë qenë të sëmurët kronikë.
"Kemi një rritje te numrit te trajtimit te sëmundshmerisë kronike tek mjeku i familjes për vitin e kaluar ne 33 për qind te rasteve qe dhe kjo tregon qe po frekuentohet gjithnjë e me shume mjeku i familjes. Shkojnë marrin këshilla te mjeku i familjes, trajtojnë sëmundshmerinë",- tha Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se.
Paketa e sigurimeve shëndetësore për tu ardhur në ndihmë pacientëve, përfshin dhe shumë lehtësira dhe shërbime. Për këtë arsye është rritur ndjeshëm numri i librezave shëndetësor të hapura nga qytetarët muajt e fundit.
"Është trefishuar numri i librezave të reja në tre katër muajt e fundit që tregon për një "uri" të personave për të marr pjese në skemën e sigurimeve, pasi është një kohë shumë e shkurtër për trefishimin e tyre. Nga ana tjetër, po të shikojmë trendët të sigurimeve suplementare, dhe ato vijnë në rritje",-vijon Hana.
Bonusi financiar gjatë vitit 2009 në një pjesë të qendrave shëndetësore është përfituar në masën 60 për qind. Në krahasim me vitin 2008 këto qendra janë financuar 24 për qind më shumë.

9 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›