Korrupsioni në Kosovë, 5 akuza ndaj Limajt dhe Krasniqit
Mediat kosovare bëjnë të ditur se dy zyrtarët rrezikojnë shumë vite burgim. Pozita kërkon nga EULEX-i mospolitizim të hetimeve, ndërsa opozita dënime të fajtorëve
Në kuadër të arrestimeve për korrupsion, mediat kosovare kanë bërë të ditur se ministri kosovar i Transporteve, Fatmir Limaj dhe shefi i zyrës së prokurimeve në këtë dikaster, Nexhat Krasniqi, akuzohen se kanë konsumuar pesë vepra penale. Sipas burimeve që citojnë mediat, zyrtarët e lartë rrezikojnë të dënohen me shumë vite burgim nëse këto akuza provohen. Akuzat në fjalë janë ngritur pas një kërkese të bërë nga komuna e Gjilanit për kontrollin e Zyrës së Prokurimit të Kuvendit komunal nga gjykata e qarkut në Prishtinë. Kjo kërkesë u bë pas denoncimit të ish-pronarit të kompanisë “Inter Europa”, Mehmet Shkodra, i cili u mor në pyetje nga prokurorët e EULEX-it mbi çështje që kanë të bëjnë me përcaktimin e disa tenderëve. Ndërkohë lajmi se do të ketë arrestime të zyrtarëve këtë javë është komentuar në mënyra të ndryshme nga institucionet e Kosovës dhe opozita. Ndërsa të parët kërkojnë që kjo çështje të mos politizohet, opozita kërkon që ky mision të arrestojë ata që janë të korruptuar. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se EULEX-i duhet të jetë në mbështetje të drejtësisë në vend, por proceset e filluara nga ky mision të mos politizohen. Ndërkohë që e quajti fatkeqësi që gjykatat vendore nuk po janë në gjendje të bëjnë vetë hetime ashtu siç e parasheh Kushtetuta e vendit. Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani gjatë një konference për media, i bëri thirrje EULEX-it që të veprojë fuqishëm dhe të ndalë rastet e krimit të organizuar që, sipas tij, në ballë të tyre qëndron vetë kryeministri Hashim Thaçi. Ramadani tha se në këtë mënyrë dhe me këtë qeverisje më së shumti janë duke humbur qytetarët e vendit. Veprim të shpejtë dhe arrestime të menjëhershme ka kërkuar dje edhe Lidhja Demokratike e Dardanisë. Nënkryetari Naser Rugova tha se jo vetëm EULEX-i, por edhe prokuroria vendore duhet të jenë në alarm për shkak se vendi po dëmtohet. “Kjo Qeveri e ka humbur besueshmërinë para qytetarëve. Kur një Qeveri siç është kjo aktualja akuzohet për korrupsion edhe i bastisen ministritë çdo ditë, atëherë kjo Qeveri nuk është e aftë t’i kryejë detyrat që ka marrë përsipër” theksoi Rugova. Të dy partitë opozitare dhe një herë kanë kërkuar ndriçimin e rastit të vjedhjes në dhomën e dëshmive në policinë e Kosovës dhe të zbardhë të vërtetat rreth deklarimeve të rastit të Nazim Bllacës.
Mandati i EULEX-it në Kosovë, i vlefshëm deri më 2012
Bashkimi Europian ka vendosur që ta zgjasë mandatin e misionit të tij në Kosovë, EULEX, deri në qershor të vitit 2012. Ky vendim u mor, derisa në Bruksel qëndruan përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Piter Feith, dhe shefi i misionit EULEX, Iv de Kermabo. Ata u paraqitën para ambasadorëve në Këshillin për politikë dhe siguri të Bashkimit Europian, ku diskutuan edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe për masat që po ndërmerr EULEX-i, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë aspekt, ata kanë theksuar se udhëheqëse e kësaj lufte, megjithatë, duhet të jenë autoritetet e Kosovës dhe kanë lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për “sjellje konstruktive”. Duke folur para gazetarëve, Piter Feitjh, tha se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pret “rritje të konsiderueshme” të numrit të njohjeve të Kosovës.
9 Qershor 2010