E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serena Uilliams triumfon ne Stamboll

Serena Williams ka mposhtur Maria Sharapova-n me rezultatin 6-4 6-3 në finalen WTA të Stambollit, duke fituar titullin e shtatë individual për këtë vit. Me një paraqitje thuajse perfekte, 15 herë fituesja e turneve “grand slam” nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren.

Madje, Williams arriti të fitonte pikë edhe në momentet kur Sharapova provonte ta vendoste në vështirësi. Në këtë mënyrë, tenistja 31-vjeçare amerikane konfirmon vitin e shkëlqyer, pasi më parë ka triumfuar edhe në “Wimbledon”, “U.S. Open”, Olimpiadën “Londër 2012”, Madrid, Çarleston dhe në Stenford.

Pasi e nisi vitin në mënyrë të ngadaltë, për shkak të një dëmtimi në kavilje që pësoi në turneun në Brisbejn, më tej, Serena Williams u paraqit si e pathyeshme, duke regjistruar në total 58 fitore dhe vetëm 4 humbje në vitin 2012.

Në anën tjetër, edhe pse këtë herë u paraqit në nivel disa herë më të lartë kundër kundërshtares amerikane, Maria Sharapova sërish nuk arriti të regjistronte një rezultat pozitiv. Kjo edhe prej shërbimit potent të Williams dhe topave të saj të shpejtë që vendosin në vështirësi rusen.

Pavarësisht kësaj fitoreje, Serena Williams do ta mbyllë vitin 2012 në vendin e tretë të klasifikimit botëror për femra, pas Victoria Azarenka-s e Maria Sharapova-s, edhe pse Azarenkan e ka shkatërruar 5 herë dhe Sharapovan e ka mposhtur tre herë gjatë këtij viti. Mungesa e amerikanes në dy evenimentet madhore “WTA” në “Indian Wells” dhe në Pekin kanë bërë që Ëilliams të humbiste vendin e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›