Heynckes beson te Bajerni

Pas humbjes 2-1 në shtëpi përballë Bayer Leverkusen, Bayern Munich pësoi humbjen e parë sezonale pas nëntë javëve në Bundesligën gjermane, duke i dhënë fund ecurisë perfekte në kampionat.
Megjithatë disfatën e papritur, bavarezët qëndrojnë në krye të klasifikimit me 4 pikë avantazh nga ndjekësit e Schalke-s. Kjo humbje, është befasia e dytë sezonale për Bayern-in, pas asaj në Champions me BATE Borisov, megjithatë, trajneri Jupp Heynckes ka besim te skuadra e tij.
“Kjo humbje do të na shërbejë si mësim dhe nuk do të na largojë nga rruga jonë”, deklaroi drejtuesi i stolit bavarez. “Nuk arritëm të qëndronim të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes përballë një kundërshtari që kundërsulmon në mënyrë të shkëlqyer. Pavarësisht kësaj, kemi një avantazh që na jep siguri në klasifikim”.
Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Bayern-it, Carl-Heinz Rummenigge ka dhënë garanci se trajneri nuk rrezikon asgjë, të paktën deri në fuind të sezonit. Drejtuesi i klubit përgënjeshtroi spekulimet për të ardhmen e stolit, ku së fundmi kanë qarkulluar emrat e Slomkas, Loeë apo Guardiolës.
“Bayerni nuk ka pasur asnjë kontakt me trajnerë të tjerë përveç Heynckes. Drejtori i përgjithshëm i Dortmundit, Vacke e ka zili skuadrën tonë dhe kërkon të na përçajë. Ne besojme te tekniku ynë për të fituar titullin, e si rivalë në këtë garë kemi jo vetëm Dortmundin por edhe Schalke-n” tha Rummenigge.