Armatimi i rebelëve, Ping: Franca rrezikon Afrikën
Shefi i Komisionit të Unionit Afrikan, Zhan Ping, ka thënë se Franca do të vërë në rrezik gjithë rajonin duhe hedhur nga ajri armatim për rebelët e Libisë.
Në një intervistë për BBC-në, Ping ka theksuar se furnizimi i rebelëve me armatim rrezikon që të krijoj probleme të ngjashme për rajonin e trazuar të Somalisë.
Franca e ka konfirmuar se do të furnizojë me armatim për luftëtarët fisnor të quajtur, Berber, në malet jug-perëndimore të kryeqytetit, Tripoli. Ping fliste nga Guinea Ekuatoriale ku udhëheqësit e Afrikës pritet të takohen për të mbajtur samitin e Unionit Afrikan.
Ndërkohë Ministri libian për çështje të Unionit Afrikan, Joma Ibrahim Amer iu ka thënë reporterëve se qeveria e Libisë pret përkrahje nga trupi kontinental në samitin që do mbahet në Guinenë Ekuatoriale.