E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të me strategji të re kundër terrorizmit

SHBA-ja është zotuar se do e ndjek me vëmendje “shkatërrimin e plotë” të Al Kaedës, ndërsa do të përqendrohet në strategjinë e saj kundër terrorizmit në rritje brenda territorit amerikan.

Strategjia e re bëhet publike në 10 vjetorin e nisjes së luftës së udhëhequr nga amerikanët kundër terrorit, e publikuar nga ish Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, pas sulmeve të 11 shtatorit. Këshilltari kryesor i Presidentit Barak Obama, Xhon Brenan, ka thënë se strategjia e re është pragmatike dhe jo ideologjike kundër terrorizmit, që e formalizon afrimin e administratës amerikane që nga janari i vitit 2009.

Ai ka thënë se strategjia e re është zhvilluar pasi Forcat Speciale amerikane vranë Osama bin Laden më 2 maj në Pakistan, që reflekton “ndryshimet e jashtëzakonshme politike” që kanë përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Brenan bëri këto komente në Shkollën Xhon Hopkins për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Uashington.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›