Rreshqet autobusi, bllokohet per 30 minuta autostrada Tirane-Durres
TIRANE - Nje autobus me pasagjere, i linjes Tirane-Selanik eshte perplasur me trafik ndareset e autostrades Tirane-Durres dhe ka shkaktuar bllokimin e rruges. Per fat, dalja nga rruga, vetem ka shkaktuar panik mes udhetareve dhe nuk ka shenuar te lenduar. Aksidenti ndodhi rreth ores 09.30 minuta te mengjesit te djeshem prane mbikalimit ne Sukth, duke bllokuar rrugen per me shume se 30 minuta. Autobusi me pasagjere ishte duke udhetuar nga Tirana ne Durres. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta te policise. Keta te fundit kane punuar per gjetjen e shkaqeve te ketij aksidenti. Nderkohe qe njekohesisht kane punuar dhe per normalizimin e qarkullimit rrugor ne kete aks. Autobusi ishte duke udhetuar ne drejtim te Selanikut, kur ne afersi te Sukthit ka rreshqitur, duke u perplasur me ndareset e trafikut. Dyshimet jane se ka qene nje makine tjeter qe i ka prere rrugen dhe nga manovrimi i shpejte i shoferit te autobusit, ai ka rreshqitur, por fatmiresisht nuk ka pasur persona te demtuar rende. Mjeti ka rreshqitur, favorizuar nga reshjet e shiut dhe rruga e rreshqitshme. Sipas policise, pasi automjeti ka rreshqitur dhe eshte perplasur me 4 trafik ndareset qe ndodhen ne mes te autostrades. Pikerisht keta te fundit e kane mbajtur ne rruge mjetin, duke bere qe bilanci te mos ishte i rende. Policia tha se, vetem shtate pasagjere jane lenduar por pa probleme te renda.
A. Cena
A. Cena