Nen hetim 44-vjecarja, dyshime per pension fals
DURRES - Falsifikimi i pensioneve ka vene dhe nje tjeter person nen hetim. Policia e Durresit, ka bere te ditur gjate dites se djeshme, se Xhevrije S., 44 vjece, lindur e banuese ne Sukth, komuna Katundi Ri, eshte vene nen hetim ne gjendje te lire, pasi dyshohet se ka perdorur dokumente te falsifikuara, me qellim perfitimin e pensionit. Policia lokale tha se, hetimet kane nisur nga ana e efektiveve te sektorit te Luftes Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Policise Durres. "Nga hetimet e kryera nga kjo strukture, rezultoi se kjo qytetare ka perdorur dokumente te falsifikuara, me qellim perfitimin e pensionit ne menyre te paligjshme", thane nje dite me pare burimet zyrtare. Pasi jane sekuestruar dokumentet e dorezuar nga 44-vjecarja, e pa denuar ndonjehere jane kryer veprimet e para hetimore nga ana e policise. Nderkaq me pas, dosja me materialet per vepren penale te "mashtrimit ne sigurime" i ka kaluar per hetime te tjera Prokurorise se Durresit. Rastet e falsifikimit te dokumenteve per te marre pension te paligjshem kane derguar disa persona ne pranga, e shume te tjere ne hetim ne gjendje te lire.
A. Cena
A. Cena