E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Cmimet e naftes abuzive

Konfindustria, perballe mos pasqyrimit ne tregun shqiptar, te renies se ndjeshme te cmimit te karburanteve ne tregjet nderkombetare, ka kerkuar marrjen e masave te menjehershme dhe afatgjata per rregullimin e gjendjes nga institucionet shteterore, bene te ditur per burime nga ky organizem ekonomik. Bazuar ne analizat krahasimore te cmimeve te tregjeve, cmimi i karburanteve ne Shqiperi eshte te pakten 25% me i larte, sesa duhet te ishte ne kushtet e funksionimit te nje tregu normal. Brenda nje periudhe pothuajse 3-mujore, cmimi i naftes bruto ne tregjet nderkombetare ka rene ne me shume se 100%, nderkohe qe vleresimi i dollarit amerikan ndaj lekut nuk e kalon shifren prej 25% gjate te njejtes periudhe, theksoi i njejti burim. "Cmimet e larta te karburanteve ne Shqiperi ndikojne drejtperdrejt ne rritjen zinxhir te kostove te se gjitha prodhimeve dhe sherbimeve vendore ne krahasim me prodhimet dhe sherbimet e huaja, duke ulur me tej aftesine konkurruese te industrive shqiptare. Gjithashtu, cmimet e paarsyeshme te larta te karburanteve ndikojne negativisht ne prodhimet bujqesore dhe ne mireqenien e gjithe qytetareve shqiptare", bene te ditur burime te Konfindustrias. Perballe kesaj situate, roli i institucioneve shteterore duhet te jete vendimtar per te zhdukur pasojat nga gjendja e mesiperme, ndaj Konfindustria kerkon ngritjen sa me shpejt te Entit Kombetar te Karburanteve, qe duhet te monitoroje ne vazhdimesi dhe te nderhyje per te rregulluar crregullimet subjektive te tregut te karburanteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›