Arme e municione ne mjetin me detergjent
27/10/2010Arrestohen 3 shtetas u gjenden 4 pistoleta dhe fisheke
Operacioni Uendi sipas policise te destinuara per tregun e zi
DURRES- Strukturat e policise se Durresit dhe efektivat e njesise rajonale te qarkullimit rrugor kane organizuar gjate pasdites se djeshme nje operacion te shpejte per bllokimin e armeve dhe municioneve. Operacioni i koduar Uendi ka vene ne pranga tre te rinj nga Tirana te quajtur G.P, Arsen Prenga dhe Arjan Gjana. Ata kane qene se bashku ne fugonin ne te cilin ishin fshehur pistoleta dhe fisheke. Burime zyrtare te policise thone se nga burime te inteligjences eshte vene ne dijeni se mjeti tip furgon Benz me targa TR 2872 M po transportonte per ne Durres krahas artikujve higjienike edhe arme zjarri e municione. Policia e Durresit dhe uniformat e qarkullimit rrugor kane ngritur postblloqe ne autostraden Tirane-Durres dhe pasi kane bllokuar mjetin kane zbuluar edhe armet e fshehura. Burime zyrtare thone se ne mjeti jane gjetur te fshehura 4 pistoleta tip Ekol Special 99 te kalibrit 9 mm 4 krehra pistolete dhe 20 cope fisheke luftarake. Furgoni drejtohej nga njeri prej te rinjve te arrestuar por policia nuk ka bere te ditur emrin e tij. Ne pranga kane perfunduar tre te rinj te lindur ne Mirdite dhe banues ne Tirane. G.P 21 vjec Arsen Prenga 22 vjec dhe Arjan Prenga 22 vjec jane vene nen akuzen prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake e municioneve ne bashkepunim. Nisur nga informacionet ne rruge operative policia ka mesuar se armet e zjarrit te gjitha te reja dhe te paperdorura kane qene te destinuara per tregun e zi ne qytetin bregdetar te Durresit. Pistoletat dhe pakot me fisheke ishin futur brenda ne pakot higjienike te furgonit qe transportonte mallra te ndryshme te nje firme nga Tirana ne Durres. Xh. Gradica