Armë me silenciator dhe drogë në rrugën Lezhë-Tiranë
Drogë dhe armë me silenciator janë bllokuar gjatë një operacioni special të zhvilluar në qytetin e Lezhës. Specialët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të ndihmuar nga Antidroga e Tiranës dhe nga forcat mbështetëse të Lezhës, kanë bërë të mundur arrestimin e katër personave, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në një linjë trafiku heroine. Atyre u janë bllokuar dy kg heroinë dhe rreth 4 kg përzierës gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre. Grupi, i cili mendohej si tejet i rrezikshëm, po hetohej prej kohësh dhe gjatë operacionit të koduar "Pirro" është mundësuar shkatërrimi përfundimtar i tij.
Operacioni i koduar "Pirro" u organizua dhe u krye dy ditë më parë, nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Policia tha zyrtarisht se në aksion u arrestuan: Pëllumb Jakupi, 50 vjeç, lindur dhe banues ne Fier, Angjelin Ujka, 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, Agim Kashari, 46 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Koplik, Shkodër dhe Arbri Jakupi, 23 vjeç, lindur e banues në Fier. Sipas të dhënave zyrtare, arrestimi i tyre u bë pasi më datë 11 shkurt 2008, ora 11.45, në vendin quajtur Ishull-Shëngjin në Lezhë, në afërsi të rotondos së superstradës, gjatë kontrollit të automjetit tip "Mercedes Benz", me targë MA 2171 B, u gjetën të fshehura në bagazh katër pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë prej 2 kg e 15 gramë dhe një sasi prej 4 kg pluhur të dyshuar si përzierës së lëndës narkotike. Ndërkohë, uniformat blu kanë mundur të gjejnë në makinë edhe një pistoletë me silenciator, që mendohet se mbahej nga trafikantët për ndonjë "incident" gjatë shkëmbimit të mallit.
Burimet nga grupi hetimor shpjeguan se prej kohësh kishte nisur hetimi për këtë grup, që dyshohet se drejtohej nga një i dënuar. Kështu, dje ka qenë dita e shkëmbimit të lëndës narkotike dhe të arrestuarit kanë udhëtuar nga Malësia e Madhe drejt Lezhës. Aty ka ardhur edhe fieraku, i cili dyshohet se ishte korrieri që do të dërgonte drogën në destinacion. Por, kaq i ka mjaftuar policisë për të ndërhyrë dhe për të arrestuar katër personat e implikuar në këtë linjë trafiku. Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda e dyshuar heroinë, një automjet tip "Mercedes-Benz", shuma prej 38 mijë e 500 lekësh, 900 euro, një pistoletë tip "Bereta" me silenciator, si dhe shtatë celularë. Më tej, shpjegohet se materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda, për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike", e kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesat e gjithë të arrestuarve, por nuk ka mundur të gjejë prova të tjera implikuese. Megjithatë, grupi hetimor shpjegon se droga fshihej në një banesë në Malësi të Madhe dhe disa persona të tjerë janë të përfshirë në këtë grup.