Mbrojtje nënës, e keqtrajtonte i biri
Një grua është marrë në mbrojtje nga policia, pasi keqtrajtohej nga i biri. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur se dje paradite, shtetases Mereme Elmaz Hoxha, 51 vjeçe, banuese në rrugën "Sitki Çiço", iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Policia shpjegoi se ajo u mor në mbrojtje, pasi djali i saj, Albin Hoxha, 24 vjeç, banues në adresën e mësipërme, me arsim të mesëm, i padënuar, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj në mënyrë të vazhdueshme. Sipas policisë, kjo ka ndodhur pas një sërë konfliktesh që kanë pasur në familje për motive të ndryshme. Policia tha se u kryen veprimet procedurale dhe materialet do t‘i kalojnë gjykatës për veprime të mëtejshme.