E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetmia, i moshuari tenton vetëvrasjen

Disa herë radhazi, një i moshuar ka tentuar të vetëvritet për shkak të vetmisë. Rasti i fundit ka ndodhur dje në mëngjes, kur Hasan Demiraj është hedhur nga kati i gjashtë për t‘i dhënë fund jetës. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se në orën 07:00, në rrugën "Kongresi i Manastirit", ka tentuar të vetëvritet Hasan Nesip Demiraj, 73 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në adresën e mësipërme, i cili është hedhur nga kati i gjashtë i banesës, ku jetonte i vetëm. Menjëherë, ai është marrë nga dëshmitarët okularë dhe është dërguar në spital, ku sipas të dhënave policore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri të ditur se ky person vuan nga depresioni prej kohësh dhe ka tentuar edhe herë tjetër të vetëvritet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›