Infarkt gjatë udhëtimit, përplaset dhe vdes në aksident një person

Fushë- Krujë, 29 gusht, NOA Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se viktima është Shtetasi Gjin Gjokea. 45-vjeçari Gjokea ka qenë duke udhëtuar me një motor të cilin e drejtonte ai vete. Sipas familjarëve Gjokea vuante nga zemra dhe mendohet se shkaku për humbjen e kontrollit të kete qenë një infarkt gjatë udhëtimit.
Por vdekjen e tij duket se nuk e ka shkaktuar sëmundja, por përplasja me një automjet. Pas infarktit Gjokea ka humbur drejtimin e mjetit dhe kjo ka sjellë dhe përplasjen me një makinë që vinte përballë tij.
Përplasja ka qenë fatale duke i marrë jetën. Policia po rindërton dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i makinës po jep versionin e tij për ngjarjen.
a.k/NOA