Në Llap konfiskohen drutë e prera ilegalisht

Podujevë, 27 gusht - Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë thënë se që prej marrjes së kompetencave për menaxhimin e pyjeve, kanë konfiskuar mbi 100 m3 lëndë drusore, të prerë ilegalisht. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Vezir Januzi, thotë se kanë shtuar aktivitetet për të penguar prerjet ilegale të pyjeve, duke marrë aksione të pandërprera të kontrollit. Sipas tij, gjendja është përmirësuar dukshëm.
“Kryetari i Komunës, Agim Veliu, ka caktuar një komision për të bërë regjistrimin e gjendjes së pyjeve fillimisht në zonën Murgullë-Bellasicë, për të vazhduar me komisionin tjetër për regjistrimin e gjendjes në zonën Tërnavicë e kështu me radhë. Komisionet janë në përbërje të anëtarëve të komunës së Podujevës dhe të AKP-së. Deri më tani nga të dhënat e anëtarëve të komisioneve rezulton se gjendja e pyjeve në ato zona ku janë kontrolluar është e rëndë”, ka thënë drejtori i BPZHR-së.
Vezir Janozi ka thënë se ka kërkuar nga rojet e pyllit që çekanët për vulosje mund t’i përdorin vetëm prej orës 08:00 deri në 16:00, pasi sipas tij, dallaverat më herët janë bërë kryesisht gjatë natës.
Zyrtarët komunalë fillimisht kanë shqiptuar vetëm gjoba për prerësit ilegalë, ndërsa tash ata kanë nisur edhe të konfiskojnë çdo lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.
“Ne kemi bërë një marrëveshje të përkohshme me kompaninë ‘Pastrimi’ për të shfrytëzuar kamionët e tyre për transportimin e masës drusore të konfiskuar nga prerësit ilegalë derisa të sigurojëm kamionët dhe mjetet e nevojshme për këtë proces”, ka theksuar ai.
Rajoni i Llapit ka gjithsej 29 mijë e 50 hektarëve me pyje, ndërsa prej tyre 17 mijë e 600 janë pronë shoqërore, kurse 11 mijë e 450 janë pronë private.