E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armend Dallku: “2008, ndoshta më gjen në Bundesligë”

Dallku, nesër Kombëtaren shqiptare e pret një test i rëndësishëm me Maqedoninë?
- Po, duhet vlerësuar si e e tillë. Edhe pse është një miqësore, kjo është një matje forcash në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen zyrtare me Slloveninë. Është një ndeshje prestigji por edhe vlerësimi, pasi në atë takim do të paraqiten shumë lojtarë të rinj. Mirëpo, besoj dhe shpresoj se do t'ia dalim ta fitojmë ndeshjen me Maqedoninë.
Jeni një titullar i padiskutushëm në radhët e Vorskla Poltavës, ndërkohë që flitet për një kalim tuajin në Gjermani.
- Edhe pse menaxheri ynë ka vendosur disa kontakte me disa klube gjermane, presidenti i klubit tonë në Ukrainë, ka vendosur që si unë dhe Curri të mos jetë për momentin në listën e shitjeve. Ata e konsiderojnë largimin tonë si një mungesë të madhe për ecurinë e skuadrës. Ne kemi edhe një vit e gjysmë kontratë me ekipin, pra deri në qershor të vitit 2008.
Menaxheri Haxhiu a ka kontakte me klubet gjermane të interesuara për ju?
- Po. Por nuk dua të bëj komente të tepërta, aq më tepër qëe këtu jemi mbledhur për ndeshjen ndërkombëtare kundër Maqedonisë.
Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›