Elvin Beqiri: “Një futbollist duhet të japë gjithmonë maksimumin”

EKSKLUZIVE- Elvin Beqiri, kur Shqipëria fitoi me Rusinë në Shkodër (3-1), ju u konsideruat nga media si një nga zbulimet e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel. "Loro Borici" brenda një muaji e gjysmë do të presë dhe dy ndeshje të tjera ndërkombëtare.
- Ndeshja me Maqedoninë në raport me atë kundër Rusisë ka një ndryshim thelbësor në vështrim të parë. Kundër Rusisë zhvilluam një takim zyrtar për eliminatoret e Kampionatit Europian (2004, në Portugali), ndërsa kjo me Maqedoninë ka karakter testues. Për nga angazhimi unë dhe kërkesat e trajnerit tonë, ballafaqimi me Maqedoninë nuk ka asgjë mangët nga një ndeshje zyrtare. Personalisht shpresoj se do të imitojmë atë mentalitet fituesi që na shoqëroi takimi me Rusinë.
Edhe kundër Sllovensisë do të luhet në Shkodër. Për ju si shkodran sa mendoni se do të ndikojë atmosfera e tifozerisë së qytetit tënd, për arritjen e një rezultati pozitiv, kur nuk duhet të përjashtojmë si opsion të parë edhe fitoren?
- Them se po. Shkodra dallohet për tifozeri të zjarrtë dhe për një numër të madh dashamirësish të futbollit.
Sa i kënaqur ndihet Beqiri te ekipi i tij, Metalurg Donjetsk?
- Gjatë verës së kaluar firmosa një kontratë 3-vjecare dhe ndihem shumë mirë. Nëse do të kem ofertë më e mirë, padyshim do të mendoj edhe për këtë.
Ju patët një përvojë në kampionatin izraelit, sa e vlefshme ishte ajo?
- Ku do ku kam luajtur në Shqipëri, Ukrainë, Izrael, Rusi apo dhe tani sërish në Ukrainë jam përpjekur të përfitoj dhe të jam maksimumin. Kjo është normale për një futbollist, por dua të theksoj se një futbollist duhet të këmbëngulë të japë maksimumin.
Intervistoi: Dash Frashëri