E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katanec: “Do te eksperimentoj me Shqiperine

Tekniku i Maqedonisë, Srecko Katanec, ndryshe nga homologu i tij, Oto Baric, nuk denjoi të zhvillonte një konferencë për shtyp, e zakonshme kjo para nje ndeshje ndërkombëtare, aq me tepër që takimi Shqipëri-Maqaedoni ka vlera vetëm miqësore. Edhe ose Katanec është endur gjatë në mjediset e brendshme të Hotel "Adriatik", ku ndodheshin të dy ekipet, ai dhe pse përshëndeti nga larg gazetarët shqiptarë të pranishëm aty, refuzoi të prononcohej për shtypin shqiptar. Pavarësisht nga kjo, ne arritëm të siguronim përmes gazetarëve maqedonas të së përditshmes sportive "Makedonski Sport" disa vlerësime të tij për skuadrën shqiptare. Ja si është shprehur Katanec: ""Kundërshtarët tanë kanë një skuadër shumë cilësore, me futbollistë që luajnë në kampionatet më të mira të Evropës. Si rrjedhojë, mendoj se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Megjithatë, mua nuk më shqetëson rezultati i këtij takimi. E kam thënë edhe më parë se dua që të eksperimentoj dhe të provoj të gjithë lojtarët, pasi objektivi im real është ndeshja zyrtare me Kroacinë në mars. Ndaj Shqipërisë do të shoh vetëm mënyrën se si do të luajë ekipi dhe se si do të përshtatet me skemën që do të luajmë. Gjithsesi, shpresoj që puan e bërë deri tani të na sjellë sodisfaksion dhe pse jo, edhe rezultat në miqësore
Formacioni i mundshëm i Maqedonisë: Nikoloski, Sedloski, I. Mitreski, Noveski, R. Popov, Sumulikoski, A. Mitreski, Lazarevski, Pandev, Naumoski, Ristic

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›