E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besart Berisha: “E dëshiroj fort një gol kundër Maqedonisë”

EKSKLUZIVE - Besart, trajneri i kombëtares Oto Baric është duke treguar një besim të jashtëzakonshëm për ju. Madje ai ka pohuar se pas bisedës së bërë me ish-trajnerin tuaj te Hamburgu, Thomas Doll, ka bërë publike fakin se ai ka marrë vlerësimet më të mira për ju?
- Të dy trajnerët kanë pasur midis tyre një bisedë shumë të mirë midis tyre në lidhje me mua. Trajneri Baric më ka parë edhe në Hamburg dhe unë besoj se fakti që luaj për Kombëtaren tregon shumë.
Në formacion e paraqitur për median gjatë konferencës së shtypit, Barici ju ka vendosur në krahun e majtë të mesfushës me detyra ofensive.
- Po e di dhe jam përgatitur për të bërë më të mirën time. Kjo më jep besim dhe unë nga ana ime do të jap maksimumin për Kombëtaren.
Tre gola në katër ndeshjet e fundit me Hamburgun, duke filluar nga goli në Ligën e Kampioneve, duke vazhduar në Bundesligë e për ta mbyllyr deri tani me golin kundër Iranit në "Kupën Dubai" në Bahrein?
- Të tri e golat e shënuar me fanelën e Hamburgut më kanë dhënë shumë forcë. Më vjen keq që në këto momente është duke kaluar një moment jo të mirë. Golat dëshmojnë se jam në formë shumë të mirë dhe jam optimal për ndeshjen e nësërme kundër Maqedonisë, ishallah shënon një gol.
Në sitet gjermane është një foto ku paraqiten ultrasit zëmruar të Hamburgurt, madje jeni dhe ju në qendër të fotos. Ndonjë reagim i juaji më shumë ?
- Asnjë koment. Nuk di se si të përgjigjem për sjelljen e tyre. Gjithkush ka mendimin e vet dhe unë për momentin jam duke menduar vetëm për Kombëtaren time, për ndeshjen e nësërme dhe për ekipin e Hamburgut.
-Sapo keni publikuar on-line faqen tuaj www.besartberisha.de. Stafi i Albania-sport.com, një nga faqet e mëdha sportive shqiptare on-line ju përgëzon për këtë punë të bukur dhe të pasur në informacion.
-Faleminderit edhe ju.
- Shumë suksese Besart në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë

Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›