Besnik Hasi: “Shumë shpejt do ti jap Baric emrin e pasuesit tim”

EKSKLUZIVE - Hasi jeni autori i golit të dytë në ndeshjen kundër Bjellorusisë (2-2) në Minsk, që solli edhe pikën e parë dhe të vetme të Shqipërisë në tri takimet e deritanishme?
- Për mua personalisht nuk do të thotë asgjë. Do të isha më i kënaqur sikur ai gol të ishte realizuar nga njëri prej sulmuesve të ekipit.
Trajneri i Kombëtares gjatë një interviste për Albania-sport.com ju vlerësoi si një futbollist dhe njeri perfekt.
- Unë tashmë jam në përfundim të karrierës dhe te skuadra belge Lokeren kam edhe një vit e gjysmë kontratë. Te ai klub do të mbyll përfundimisht dhe karrierën time futbollistike. Se sa do të zgjasë angazhimi i im me Kombëtaren shqiptare varet nga shumë faktorë që kanë të bëjnë me gjendjen time fizike, dëmtimet e mundshme. Së shpejti do të ulem të bisedoj me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (Duka), por dhe me trajnerin Baric për të parë të gjitha opsionet e vazhdimit apo përfundimit tim të karrierës sime me Kombëtaren.
Besnik prej shumë ndeshjesh, si nga trajneri Hans Peter Briegel por dhe tekniku Oto Baric, konsideroheni si opsioni më i mirë në qendër të mbrojtjes. A keni pikasur ndonjë pasues dhe ai keni një emër për ta paraqitur si zëvendësuesin tuaj?
- Unë nuk kam jam një mbrojtës i mirëfilltë apo qendërmbrojtësi ideal kur trajnerët vendosën të mbuloja atë rol. Ka padyshim djem të rinj ë cilët mund ta kryejnë këtë rol. Për këtë do të ulem edhe me trajnerin aktual dhe presidentin, për të gjetur dhe zgjidhjen më të mirë. Dëshiroj që në momentin në të cilën unë do të jap dorëheqjen e natyrshme nga Kombëtarja, të largohem me pasues të denjë për atë rol të të rëndësishëm.
Intervistoi: Dash Frashëri