E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi U-21 - Shqipëria U-21 3-1. Goli kuqezi “dhuratë” greke

Albania-sport - Ekipi Kombëtar U-21 humbi me rezultatin 3-1 në "Neapolis" me Greqinë vendase, në takimin miqësor të zhvilluar sot (ora 14:00). Ekipi grek bëri presion gjatë gjithë ndeshjes duke dominuar përballë formacionit të Bushatit. Serinë e golave për skuadrën greke e celi Aravidhis që shënoi i pari në minutën e 15, pas një goditje nga afër me kokë. Petropoulos dyfishoi rezultatin pas shtatë minutash (22') me një goditje të thatë brenda zonës së vogël të portierit. Me rezultatin 2-0 u mbyll dhe pjesa e parë. Goli i vetëm i Shqipërisë erdhi si "dhuratë" e futbollistëve grekë, kur në të 48' Gkalitsiu shënoi autotogol, teksa vendasit pretenduan për një faull të shqiptarit Gilman Lika. Goli i tretë për grekët njëherësh edhe i fundit i takimit u shënua nga Koliliaras në minutën e 56, me një gjuajte shumë të bukur.
Kështu, Shqipëria U-21 pas fitores befasuese me Turqinë (0-2) në Stamboll, më 17 janar, humbi takimin e dytë me Greqinë (3-1)
Ja si luajtën ekipet:
GREQIA: Panagopoulos (90' Kasmeridhis), Maniatis (84' Kotitsas), Tzavelas, Gkalitsios, Sionitis, Balaras (75'Moumin), Papasterianos (46'Tsiambouris), Iliadhis (65' Rika), Petropolos (88' Thanopulos), Koiliaras (84' Hatziliondas), Aravidis (81' Kone).
SHQIPËRIA: Koliqi (88' Bishani), Lila, Guga, Arapi, Sefa (88' Vila), Lika, Hoxha, Ramazani ( 69' Danaj), Tafili (87' Karabeci), Cani (46' Feraj), Malindi (84' Caushaj)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›