E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armend Rexhepagic: Aida eshte jeta ime

Ndonese ka mbushur 43 vjec, kantautori i njohur nga Kosova, Armend Rexhepagic, vijon te jete i njejti; me po ate stilin e vecante qe e kishte dikur, e me po ato floket e gjata. "Pervoja jetesore eshte pasuri shume me e madhe sesa nje fytyre pa rrudha. Vetem idiotet vazhdojne jeten duke mos e ndryshuar", pohon ai ne nje interviste per mediat kosovare, duke konfirmuar keshtu se ka nje bote shpirterore shume te ndjeshme. Ne fjalen e tij ai vlereson tej mase te shoqen, kantautoren Aida Baraku. "Aida eshte vete jeta ime, ajo eshte ashtu sic thote nje tekst i saj i ri, dore e mendafshit dhe baza e forte mbi te cilen une shkel. I pyetur se a eshte bere pishman per ndonje gje qe ka lene pas, ai pohon: Po, per shume gjera. "Pendohem per shume lendime qe u kam krijuar njerezve te mi te afert. Nuk i dua ata qe kurre nuk do te ndryshonin asgje, qe nuk pendohen per gabimet e se kaluares. Jane fraza mbrojtese per te krijuar alibi per veprime personale. Nuk jemi kompjutere, jemi njerez te gjithe te joperkryer, te gjithe tere jeten duke gabuar e mesuar", komenton ai mendimet e tij. Nderkaq, sa i perket anes profesionale, ai u shpreh se po punon intensivisht per "Top Festin", e me pas edhe per "Polifesti", "Kengen Magjike", si dhe per nje projekt televiziv, me ne fund. "Ndoshta edhe gjej kohe per nje kthim muzikor gjigant", tregon ne fund kantautori, duke qeshur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›