E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Une jam viktime e terrorit verbal politik"

Akuzat e nje dite me pare te Partise Demokratike, se djemte e Arta Dades, deputete e PS, kane lidhje me banda kriminale, kane sjelle reagimin e Alban Dabulles, djali i ish-ministres se Jashtme dhe ish-ministres se Kultures ne qeverite socialiste. Dabulla thote se ai eshte "viktime e terrorit verbal te nje pjese te politikes shqiptare prej pesembedhjete vjetesh". "Ne ato fillime isha ende femije dhe shpresoja se bashke me mua do te rritej e do te piqej dhe kjo pjese e politikes, si rrjedhoje une do te shpetoja nga fenomeni dhe Atdheu im i dashur do te fitonte drejtues te rritur e serioze",-thote Alban Dabulla, ne deklaraten e tij. "Sot me keqardhje konstatoj se ndersa une jam rritur, pjesa e politikes vazhdon te perpelitet ne shtratin e saj foshnjor duke bere qe shpresa ime e vjeter te zere vend tek femija im", -vijon reagimi. "Per te sqaruar ate pjese te opinionit publik qe nuk me njeh deklaroj se fatmiresisht kam nje numer shume te madh miqsh dhe askush prej tyre nuk eshte i paligjshem, apo aq me keq pjese e ndonje bande, por jane njerez te respektuar kudo qe jetojne, madje edhe me te respektuar se femijet e politikaneve foshnje", thote me tej Dabulla. "Prandaj jam krenar dhe mirenjohes per nenen time e cila me edukoi me perkushtim duke me dhene mundesine qe nepermjet gjykimit te shendoshe, te zgjedh me te miren ne jete. Faleminderit Nene", vijon deklarata. Kurse ne mbyllje, Dabulla leshon apelin: "Shpresoj qe politika mos ta shperdoroje me kohen e dhene nga taksapaguesit shqiptare, duke pergojuar familjaret e njeri-tjetrit sepse, si thote populli: "Koha eshte flori". Reagimi i Alban Dabulles vjen pasi zedhenesja e PD, Erla Mehilli publikoi disa foto ku tregohej se djali i Dades i kishte derguar Orik Shytit, ne nje adrese ne Zvicer, disa pako. "Ne kete foto, shohim qarte 2 koli, pra 2 pako qe djali i Arta Dades, Alban Dabulla ia dergon me poste Orik Shytit, pra njerit prej eksponenteve te organizates me te rrezikshme kriminale te "Hakmarrjes per Drejtesi", deklaroi Mehilli. Per PD, "jane lidhjet e krimit ato qe e shnderrojne Daden ne njeriun me te besuar dhe zedhenesen e jashtme te Edvin Kristaq Rames. Daden dhe Ramen i bashkon Aldo Bare dhe "Hakmarrja per Drejtesi". Madje PD e akuzoi Daden, se eshte "vecse ndrikulla e "Hakmarrjes per Drejtesi", qe zbaton urdhrat e kumbarit Edvin Kristaq Rama".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›